Lajme
Njëri nga të vrarët në Siri kishte edhe familjen me veti
Mediet siriane raportojnë për dy kosovarë të vrarë gjatë luftimeve në Siri. Bëhet fjalë për Hamdi Krushën dhe Ardian Hysenin. Ky i fundit kishte edhe familjen me vete
Mediet kosovare raportojnë për dy kosovarë të vrarë në luftimet e fundit në Siri, si luftëtarë të grupit terrorist ISIS. Bëhet fjalë për Ardian Hysenin dhe Hamdi Krushën, të cilët janë përmendur nga mediet siriane si të vrarë. Institucionet kosovare nuk e konfirmojnë këtë, derisa merret vesh se njëri nga ta, në Siri ishte me familje.
Gazeta “Zëri”, ka provuar që të marrë një prononcim nga Policia e Kosovës në lidhje më këtë rast, por, Daut Hoxha, nga zyra për informim e policisë thotë së ata nuk mund ta konfirmojnë vdekjen e tyre.
“Ne nuk mund ta konfirmojmë vdekjen e tyre, sepse nëse ata janë vrarë, janë vrarë në një territor të një shteti tjetër, dhe se për vrasjen e qytetarëve të Kosovës jashtë vendit, konfirmimin e bënë Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë Hoxha.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme, por ky institucion nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Mirëpo burime të kësaj gazete thonë se Ardian Hyseni, nga Prishtina, njëri nga të vrarët, ka qenë së bashku me gruan dhe fëmijët në shtetin Sirian.
Siç kanë deklaruar zyrtarët e institucioneve të Kosovës, që nga fillimi i luftës qytetare në Siri e Irak, rreth 300 kosovarë i janë bashkuar grupeve ekstremiste dhe terroriste në Lindjen e Mesme. Policia e Kosovës me herët ka deklaruar se rreth 120 prej tyre janë kthyer, ndaj të cilëve po zhvillohet proces gjyqësor. Më shumë se 40 janë deklaruar të vrarë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













