Kosova
Njihuni me avokaten më të re në Kosovë
Është 23-vjeçare dhe jeton në Prishtinë. Ajo e ka përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë, e një pjesë të studimeve i ka kryer në Letoni, në Universitetin “Latvijas Universitat”.
Marigona Lajqi së fundmi është licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe ka konfirmuar për albinfo.ch se është avokatja më e re në moshë në Republikën e Kosovës.
“Këtë profesion e kam dashur gjithmonë dhe mendoj që kam aftësi te ngre zërin për të tjerët. Mosha nuk mendoj që ka shumë rëndësi dhe unë ndjehem me fat që kam arritur ta përmbush këtë synim në një përiudhë kaq të shkurtër kohore”, ka thënë Lajqi për albinfo.ch.
Gjatë studimeve të saj, Lajqi ka marrë pjesë në një mori trajnimesh dhe ka qenë fituese e disa bursave të mirënjohura në Kosovë dhe jashtë vendit.
Së fundmi, ka kryer edhe provimin e Jurisprudencës që ia hapi dyert e suksesit në profesionin e saj. Ajo tashmë ka hapur edhe zyrën e saj të avokaturës në Prishtinë.
Lajqi pritet të japë betimin solemn të avokatëve në fund të këtij muaji.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













