Manifestime
Njihuni me tifozin e kombëtares që nuk shkon askund pa fotografinë e Agim Ramadanit
Besi Dermaku është djaloshi i ri nga Kosova që saherë i jep veturës, pas i shkon hija e heroi Agim Ramadani. Ai ka kohë që nget me krenari të madhe veturën e tipit Golf të veshur me ngjyrat kuq e zi e me një dizajn unikat.

Ajo që veçon këtë veturë dhe zgjon reagimin e mërgimtarëve që jetojnë në Zvicër, është figura e heroit Agim Ramadani që ka zënë vend në dritarën mbrapa me poezinë e famshme të Agimit.
Kështu ai është dukur edhe të marten në lojën e zvilluar mes Kosovës dhe Shqipërisë në Cyrih, ku në mesin e dhjetëra veturave të veshur me flamuj kuq e zi, Golfi i Besit kishte marrë vëmëndjen e shumë tifozëve shqiptarë.
Besi Dermaku është një djalë nga Gjilani, i cili ka emigruar para tetë vjetësh në Zvicër. Këtu ai ka ndjerë edhe më shumë mallin për vendin e tij, Kosovën dhe duke u angazhuar në aktivitete kulturore e sportive, është lidhur edhe më tepër me kombëtarën e futbollit, të cilën e ndjek thuajse kudo që ajo luan. Mirëpo atij nuk i ka mjaftuar kjo, ai thotë të ketë qenë gjithnjë i frymëzuar nga vepra heroike në shërbim të atdheut të Agim Ramadanit, prandaj ka vendosur të bëjë diçka unikate në nderim të veprës së tij.
“Për dy vite kam menduar si mundë ta nderoj këtë trim, dhe në vitin 2016 vendosa të blej një veturë me ngjyrë të kuqe dhe ta veshi me flamurin tonë kombëtar. Pastaj vendosa komandantin Agim Ramadanin në xhamin mbrapa, që ta kemë kudo që jam fotografinë dhe poezinë e tij të shkruar: Mu shterrshin sytë, nëse pushoj lirinë tënde më ëndrrue, mallkue qoftë gjaku im nëse më vrasin pa luftue.”
Besi beson më shumë në gjërat që na bashkojnë. Ai ëndërron një kombëtare të fort të përbashkët me lojtarë shqiptarë nga të gjitha trojët, por e kupton që kjo tani nuk është e mundur.
„Dëshira ime e madhe ishte që ne të kemi një kombëtare shqiptare të fort e lojtarë nga të gjitha trojet, ku jetojnë shqiptarët, por fati ynë eshtë se tani marrim pjesë me dy ekipe, kombëtaren shqiptare dhe përfaqësuesen e Kosovës, por kjo nuk na ndanë sepse kemi shumë gjëra të tjera që na bashkojnë”, shprehet për albinfo.ch Besi Dermaku.
E-Diaspora
-
Shqiptari vret me thikë bashkatdhetarin 33-vjeçar Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari...
-
Zvicër: SHKA “Teuta” merr pjesë në “Fête de Ecublens”
-
Libri “Bukë, kripë e zemër”, ndër fituesit e çmimit “Gourmand Awards 2023”
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tërmetet e shpeshta, shqetësojnë autoritetet në Jura Kantoni Jura ka përjetuar tri tërmetet më të mëdha në historinë e tij gjatë 18 muajve...
-
Mungesa e inxhinierëve, kompanitë zvicerane hasin në probleme
-
Shërbimi mjekësor urgjent në Pallatin Federal, 1500 franga në ditë
-
Emetimi i dioksidit të karbonit nga veturat, ende problem në Zvicër
-
Berna dëshiron të testojë shitjen e kontrolluar të kokainës