Kosova
Njohësit politik: Edhe ky vit pa liberalizim
Lidhur me vizat, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen spektik se këtë vit Kosova do të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave, pasi ata po konsiderojnë pengesë mos definimin e marrëdhënieve Kosovë-BE në aspektin kontraktual , si dhe mungesën e luftës kundër korrupsionit, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me deklarimet e fundit të zyrtarëve të BE-së ku sipas tyre Kosova duhet të bëjë vetë përpjekje për njohje dhe liberalizim vizash, e ku madje disa shtete të saj po e kontestojnë mundësinë që Kosova është e gatshme për liberalizim vizash, Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politikat Evropiane(EPIK), në një intervistë për Ekonomia Online i konsideron këto deklarata si qëndrime konsistente, e madje sipas tij Kosova nuk ka shënuar progres në këtë drejtim.
“Por këto janë qëndrime konsistence, disa vende anëtare tashmë një kohë të gjatë, në veçanti shteti sikur Franca e cila tani më edhe zyrtarisht ka konfirmuar që nuk konsideron se Kosova ka përmbushur kriteret e liberalizimit të vizave, me theks të veçantë në çështjen e sundimit të ligjit, respektivisht luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, dhe në këtë drejtim shtetet sikur Franca thonë që kanë kaluar pesë vite, prej kur Kosovës i kemi kërkuar progres në këtë fushë dhe pas pesë viteve kemi ende zero raste në luftë kundër korrupsionit të nivelit të lartë, dhe jo vetëm që nuk kemi shënuar progres por kemi shënuar regres”, tha Shasha.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër Migrimi i brendshëm përtej kufijve gjuhësorë të Zvicrës ndonjëherë e vë në provë integrimin lokal. Në... -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis











