Kosova
Njohësit thonë se liberalizimi s’do të ndodhë as për Krishtlindje
Për shkak të zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, procedurat e votimit në Komisionin LIBE janë përsëritur
Heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të futet në agjendë të Këshillit të Ministrave as për Krishtlindje, ashtu siç thotë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Madje, një gjë e tillë, sipas njohësve të proceseve të Bashkimin Evropian, Donika Emini dhe Demush Shasha, nuk ka gjasë të ndodhë edhe për një kohë të gjatë, raporton KTV.
Për dallim nga kreu i Qeverisë, Ministria e Integrimit Evropian është skeptike se liberalizimi i vizave do të hyjë në agjendë të Këshillit të Ministrave këtë vit.
“Deri më sot nuk kemi ndonjë informacion që dëshmon se ka ndryshim të qasjes së vendeve skeptike rreth këtij procesi dhe, rrjedhimisht, nuk mund të themi me ndonjë siguri që gjasat për heqjen e vizave në fund vit të jenë rritur. Megjithatë, duhet nënvizuar që kjo është çështje politike dhe kjo qasje e vendeve skeptike mund të ndryshojë në ndërkohe”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e ministrisë.
Për shkak të zgjedhjeve në Bashkimin Evropian, procedurat e votimit në Komisionin LIBE janë përsëritur. Rekomandimi i këtij komisioni për heqjen e vizave pritet të votohet më 9 tetor edhe nga Parlamenti Evropian.
https://www.youtube.com/watch?v=xfMLKbhI7pc
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











