Fun
Norvegjezët festojnë paraqitjen e diellit pas dy muajve
Banorët e qytetit Tromso në Norvegjinë veriore organizuan një festë të madhe me rastin e paraqitjes së diellit mbi qytetin e tyre pas dy muajve, raportojnë emdiat norvegjeze, përcjell albinfo.ch.
Siç është cekur nga një prej mediave lokale të këtij qyteti, është festuar fundi i natës polare, ose dy muaj të jetuarit në errësirë.
Nata polare është një fenomen natyror që ndodh vetëm në veri të Rrethit Arktik dhe në jug të Rrethi Antarktik, dhe gjatë së cilës dielli nuk ka dalë mbi horizont kur nata zgjat 24 orë në ditë. Koha në të cilën dielli nuk duket varet nga vendndodhja gjeografike e vendit dhe varion nga 20 orë të rretheve polare dhe zgjat deri në 186 ditë.
Dielli mbi qytetin norvegjez Tromso nuk u paraqit nga 27 nëntori.
Punonjësit në shumë kompani dhe fëmijët në kopshte u bashkuan në festën madhështore me rastin e paraqitjes së diellit mbi qytet.
Shfaqja e diellit mbi Tromso është transmetuar edhe drejtpërdrejt në televizion.
E-Diaspora
-
Zvicër
AlbaKult shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një manifestim solemn në Ostermundigen Shoqeria Kulturoartistike AlbaKult në Zvicër, bashkë me përfaqësues institucionalë nga Kosova dhe autoritetet vendase zvicerane i... -
Festë e Pavarësisë në Londër: Nxënësit e “Ardhmëria” sjellin jehonën e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar -
Flamuri i Kosovës ndriçon Times Square në 18-vjetorin e Pavarësisë -
Dënohet me burg të përjetshëm kosovari për tentativë vrasjeje të gruas në prani të fëmijës -
Familja reagon për vdekjen tragjike të 22-vjeçari nga Kosova në Londër
Jeta në Zvicër
-
Marrëveshjet kolektive mund të kenë përparësi mbi pagat minimale kantonale Komisioni Ekonomik i Këshillit të Shteteve ka propozuar që pagat minimale të përcaktuara në marrëveshje kolektive... -
Rriten rastet e helmimeve në Zvicër, paralajmërohen prindërit dhe profesionistët mjekësorë -
Gjykata urdhëron qeverinë zvicerane të publikojë kontratat për vaksinat Covid -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana kthehen në Zvicër për rehabilitim -
Pagesat me telefona të mençur tejkalojnë ato me kartë në Zvicër












