Shkurt.ch
Norvegjia, vendi “më i lumtur” në botë, Zvicra, vetëm e katërta
Ajo është në vendin e katërt, pas Norvegjisë, Danimarkës, Islandës. Ndërkaq, autorët e kësaj rangliste kanë theksuar se dallimet në mes katër vendeve të para janë fare të vogla
Zvicra nuk është më në vendin e parë sa i përket “faktorit të lumturisë”, siç ka qenë para dy vitesh. Ajo këtë vit, po ju besua “raportit botëror të lumturisë”, të publikuar sot, nuk zë vend as në mesin e tri vendeve me njerëzit më të lumtur në botë. Por edhe shumë poshtë në këtë ranglistë nuk ka rënë Zvicra as sivjet. Ajo është në vendin e katërt, pas Norvegjisë, Danimarkës, Islandës, shkruan sda.ch. Siç shihet, vendet më të larta i zënë shtete e Evropës veriore dhe perëndimore. Sa për ngushëllim: autorët e kësaj liste kanë theksuar se dallimet në mes katër vendeve të para janë fare të vogla.
Në mesin e 20 vendeve më të “lumtura” të botës hyjnë edhe Finlanda, SHBA, Izraeli, Kosta Rika, Gjermania etj. Përcjell albinfo.ch. Ndërsa 30 vendet në fund të listës janë kryesisht shtete afrikane, me përjashtim të Sirisë, Afganistanit, Haitit, Jemenit dhe Ukrainës .
Autorët ndërkombëtarë kanë hulumtuar të dhënat për 155 shtete të botës për ta realizuar këtë raport. Ato përfshijnë të dhëna që mbështeten kryesisht në sondazhet mbi atë se si ndjehen qytetarët e vendeve përkatëse, gjegjësisht se cili është perceptimi i tyre mbi lumturinë. Po ashtu ranglista merr parasysh bruto prodhimin nacional për kokë banori të çdo shteti, jetëgjatësinë mesatare, ambientin social si dhe besimin që kanë në shtetin dhe në ndërmarrjet sa i përket faktorit të korrupsionit.
Edhe perceptimi nga ana e të anketuarve i lirisë që e gëzojnë për të ndërmarrë vendimet jetike si dhe rrethana se sa të gatshëm janë për të dhuruar ka qenë pjesë e studimit, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, një rol këtu luajnë edhe faktorët negativë si shqetësimet, mllefi, pikëllimi etj. Raporti aktual mbështetet mbi të dhënat e mbledhura nga viti 2014 deri në vitin 2016.
Deri tash ky raport është realizuar pesë herë. Në raportin e publikuar në viti 2015 Zvicra pati zënë vendin e parë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












