Shkurt.ch
“Nota të dobëta” në politikën për të huajt
Në shkallën e vlerësimit prej 0 deri në 10, kryetari i SVP/UDC, Brunner ka fituar notën 4.11 ndërsa kolegu i tij partiak, Blocher, 4.15
Politikanët të cilët profilin e tyre e kanë ndërtuar kryesisht mbi rrezikun nga të huajt, duket të kenë më pak kompetencë profesionale pikërisht në problematikën e të huajve. Këtë konstatim e ka sjellë sondazhi i realizuar nga instituti “Demoscope” me porosi të gazetës “SonttagsBlick”.
Kështu, notat më të dobëta për aftësinë e tyre për zgjidhjen e problemeve të migracionit, sipas lexuesve të anketuar, i kanë merituar politikanët kryesorë të SVP-së (UDC), Toni Brunner dhe Christoph Brunner.
Në shkallën e vlerësimit prej 0 deri në 10, kryetari i partisë, Brunner ka fituar vetëm notën 4.11 ndërsa kolegu i tij i vjetër partiak, Blocher, 4.15.
Notat më të mira për aftësinë që të zgjidhin problemet e migracionit u janë ndarë dy politikaneve femra të dy blloqeve të ndryshme. Drejtoresha e policisë në kantonin St. Gallen, Karin Keller-Sutter që vjen nga Partia Liberale (FDP), me notën 6.16 është vlerësuar më së shumti nga të anketuarit.
Vetëm pak prapa saj është ministrja aktuale e drejtësisë, politikania socialdemokrate Simonetta Sommaruga, e cila ka marrë notën 6.14.
Veç politikanëve të përmendur më lartë, në listë kanë qenë edhe 12 politikanë tjerë zviceranë. Me nota të mira, (5.12) lexuesit e anketuar kanë vlerësuar politikanin Urs Schwaller, shefin e fraksionit të CVP-së në parlament. Kryetarit të partisë së këtij të fundit, Christophe Darbellay ata ia kanë dhënë notën 5.05.
Sondazhi është realizuar nga 8 deri më 16 gusht dhe në të kanë marrë pjesë 1002 shtetas zviceranë të pjesës gjermane dhe asaj franceze.
E-Diaspora
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër













