Lajme
“NOVAVAX është e efektshme ndaj varianteve të COVID-19”
Eksperti kryesor i provave të vaksinës Novavax tha të premten se ajo është e sigurt dhe ka mjaft efekt kundër koronavirusit, duke përfshirë variantin e tij britanik.
Paul Heath i Universitetit St George’s të Londrës, është eksperti kryesor që heton provat me vaksinën Novavax në Britani.
Ai tha se Novavax ka mjaft efekt ndaj variantit britanik të koronavirusit, por edhe ndaj variantit të tij jugafrikan, ndonëse në një shkallë më të vogël.
“Mendoj se bukuria e kësaj teknologjie është se ajo mund të përshtatet shpejt për të përfshirë variantet e reja të virusit nëse është e nevojshme. Kjo do të thotë se ne mund të jemi një hap përpara virusit,” tha Dr. Heath.
Ai tha se se natyra e teknologjisë së përdorur për prodhimin e vaksinës Novavax është e tillë që lejon prodhimin e saj në sasi të mëdha në të gjithë botën.
“Në shumë aspekte kjo është një teknologji tradicionale për prodhimin e vaksinës. Por Novavax e bën këtë në një mënyrë që kërkon doza jashtëzakonisht të vogla të proteinës që krijon imunitetin. Kjo do të thotë se ekziston një kapacitet i madh për të rritur numrin e dozave të nevojshme për të vaksinuar botën,” tha Dr. Heath.
Kompania Novavax njoftoi të enjten se vaksina e saj për COVID-19n duket të jetë 89 për qind e efektshme bazuar në një studim fillestar të kryer në Britani. Sipas kompanisë, vaksina duket se funksionon me gati 86 për qind efektivitet edhe kundër variantit të ri britanik të virusit.
Një tjetër variant i zbuluar së pari në Afrikën e Jugut dhe që shfaq trajta të ndryshme ka krijuar shqetësime mes shkencëtarëve. Rezultatet e një studimi të një shkalle më të vogël në Afrikën e Jugut tregojnë se vaksina Novavax funksionon, por jo aq mirë sa kundër variantit britanik.
Studimi i Afrikës së Jugut përfshiu disa vullnetarë me virusin që shkakton sidën, HIV. Ndër vullnetarët HIV-negativë, vaksina duket të jetë 60 për qind e efektshme.
Njoftimi vjen mes pikëpyetjeve nëse vaksinat e ndryshme që po shpërndahen në të gjithë botën do të kenë efikasitetin e duhur për mbrojtjen nga variantet e reja shqetësuese. Ai vjen gjithashtu ndërkohë që bota ka nevojë të ngutshme për lloje të reja vaksinash për të rritur sasinë e dozave, të cilat janë ende të pakta./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar














