Lajme
Nuk arrihet marrëveshje në takimet e Berset me drejtorët e shëndetësisë
Masat e fundit nuk kanë treguar efektin e dëshiruar, tha Berset në një konferencë të mediatike me Presidentin e Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë, Engelberger
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset, pas konsultimeve me drejtorët kantonalë të shëndetësisë, që posa kanë përfunduar, theksoi edhe një herë rëndësinë e vaksinimeve përforcuese në luftën kundër pandemisë së koronës.
Masat e marra në javët e fundit nuk kanë pasur ende efektin e dëshiruar, tha Berset në një konferencë të përbashkët mediatike me Presidentin e Drejtorëve Kantonalë të Shëndetësisë (GDK), Lukas Engelberger, transmeton albinfo.ch. Duket se ato nuk ishin të mjaftueshme – këtë e tregon edhe krahasimi me vendet e tjera.
Engelberger gjithashtu theksoi se kantonet kanë konstatuar ekzistimin e nevojës për veprim. Ai nuk komentoi masat specifike që ishin objekt i konsultimit në vazhdim mbi propozimet e Këshillit Federal, të bëra të premten. Asgjë nuk është vendosur në mbledhjen e së hënës, ka thënë ai.
Në veçanti, Berset theksoi se ritmi i vaksinimeve përforcuese duhet të rritet – në mënyrë që të gjithë ata që dëshirojnë, të mund të marrin një vaksinë të tretë. Kantonet po përballen me një sfidë të madhe logjistike, përcjell albinfo.ch.
Qeveria Federale bën shumë për t’i mbështetur ato – veç tjerash nëpërmjet përdorimit të ushtrisë.
“Të gjithë kemi të njëjtin qëllim”, tha Berset. Në lidhje me variantin omicron, shumëçka është ende e paqartë – veçanërisht në lidhje me atë se a shkakton rrjedhë të rëndë të sëmundjes te njerëzit e vaksinuar dhe nëse po, sa shpesh.
Krahasimi me Afrikën e Jugut është problematik, sipas Berset. Mosha mesatare atje është më e ulët – dhe imunizimi nga infeksionet dhe vaksinimet e kaluara është më i lartë në përgjithësi.
Megjithatë, situata është shumë e tensionuar për shkak të variantit delta, veçanërisht në spitale, tha Berset. Prandaj është thelbësore që kantonet të miratojnë masa më të rrepta mbrojtëse sesa qeveria federale aty ku është e nevojshme.
E-Diaspora
-
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München E ftuar nga Literaturhaus München, shkrimtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, e përkthyer në mbi... -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT
Jeta në Zvicër
-
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 Lojërat Olimpike Dimërore 2026 u mbyllën me emocione të forta dhe rivalitet të lartë mes vendeve... -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun -
Zvicra nuk paguan ndihmë për personat me aftësi të kufizuara që jetojnë jashtë vendit -
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore













