Lajme
Presidenti Berset nën presion pas rrjedhjes së informatave mbi Covid-in
Kundër presidentit Berset janë nisur edhe kërkesa nga parlamenti për seancë dëgjimore dhe madje edhe për të dhënë dorëheqjen

Presidenti i Federatës së Zvicrës, Alain Berset, i cili mban postin e ministrit të brendshëm ku bën pjesë edhe resori i shëndetësisë, ndodhet nën presion të madh publik, shkruan albinfo.ch. Ai është bërë pjesë e një afere në lidhje me “rrjedhjen e informacioneve” për masat kundër pandemisë.
Gjyqësori aktualisht po përpiqet të sqarojë nëse ish-kreu i komunikimit i Presidentit Alain Berset i dërgonte vazhdimisht informacione konfidenciale shtëpisë botuese Ringier (gazetës Blick).
Konkretisht bëhet fjalë për informacione për masat e planifikuara për Covid-in, të cilat shtëpia botuese Blick thuhet se i ka marrë në një fazë të hershme. Gazeta “Die Schweiz am Wochenende” ka raportuar dje lidhur me këtë aferë për të cilën thotë se bazohet në email dhe protokolle të marrjes në pyetje.
Ndërkaq presidenti Berset ka folur për RTS (televizioni në gjuhën frënge) të shtunën mbrëma duke e quajtur këtë “indiskrecion të paligjshëm”, transmeton albinfo.ch. Ai nuk mund të thoshte më shumë për këtë. “Duhet ta lëmë drejtësinë të punojë tani”, ka thënë ai.
Duke pasur parasysh një procedurë në vazhdim e cila nuk është e drejtuar kundër tij, ai nuk ka mundur të thotë asgjë më shumë për këtë.
Ndërkohë, kundër presidentit Berset janë nisur edhe kërkesa nga parlamenti për të dhënë dorëheqjen nga presidenca dhe nga qeveria. Më konkretisht, këtë e ka kërkuar një deputet i SVP-së.
“Këshilltari Federal Berset duhet të japë dorëheqjen”. Besueshmëria e tij u dëmtua rëndë dhe procedura nuk kishte të bënte me “punë serioze politike dhe gazetari të pavarur”, ka thënë Alfred Heer për “SonntagsZeitung”.
Ndërsa nënkryetari i Komisionit të Auditimit të Dhomës së Kantoneve Werner Salzmann (SVP/BE) do të thërrasë presidentin Berset në një seancë dëgjimore.
E-Diaspora
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë Bëhet fjalë për një investim të radhës nga afaristi shumë i suksesshëm në Zvicër dhe në...
-
Mbërrijnë zarfet me fletëvotime, si të votoni në zgjedhjet e tetorit në Zvicër?
-
Dua Lipa tregon se çfarë e frymëzon nga vajzat shqiptare
-
Bullakaj: Përfitoni nga shansi, merrni pjesë në zgjedhje!
-
Vritet mërgimtarja me armë zjarri në mes të rrugës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk nxiton të vendos sanksionet e BE-së kundër Kinës Zvicra refuzon të miratojë një raund hapjeje të sanksioneve të synuara të Bashkimit Evropian kundër Kinës....
-
Alain Berset, i bindur se një parti tjetër nuk do të bënte më mirë në krye të Shëndetësisë
-
Policia arreston personin që i jepte makinës me 120 km/h në zonën e 50
-
Kampioni zviceran i peshimit për vitin 2023, peshon 675 kilogramë dhe vjen nga Lozana
-
Qytetarët duan të kufizojnë lirinë e zgjedhjes së mjekut