Lajme
Nuk diskutohet integriteti territorial i shtetit të Kosovës
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, ka deklaruar integriteti territorial i Kosovës nuk vihet në diskutim nga asnjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian.
Ministri i Jashtëm gjerman, në përfundim të takimit të shefave të diplomacive të shteteve anëtare të BE-së, ka thënë se “ata që dëshirojnë të hyjnë në BE, nuk guxojnë të mbështesin dhunën” dhe se “për eurointegrimin e Serbisë, të rëndësisë primare janë marrëdhëniet e mira me Kosovën”.
“Për ne, integriteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje. Prandaj këtë çështje do ta konsiderojmë në momentin kur të vendosim për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë. Për këtë çështje do të bisedojmë me partnerët tanë evropianë. Ne mendojmë se përparimi varet nga ajo se çka ne do të përfitojmë nga ato shtete që dëshirojnë të hynë në BE, dhe ne kërkojmë bashkëpunim, e jo përleshje”, ka thënë Westerwelle, raporton Zëri.
Westerwelle ka deklaruar gjithashtu se edhe shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk e vënë në diskutim integritetin territorial të Kosovës dhe të gjithë ata, sipas tij, janë të pajtimit se “konfliktet nuk mund të zgjidhen përmes përleshjeve, por përmes bashkëpunimit”.
“Unë kam qenë atje dhe e kam parë situatën. Dhunën nuk duhet ta përkrahin ato vende që dëshirojnë të anëtarësohen në BE”, ka theksuar Westerwelle.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












