Lajme
Nuk do të ketë namaz-protesta në Prishtinë
Organizatori i xhumave protestuese ka vendosur që të mos ketë një të tillë, këtë të premte përkundër paralajmërimeve se do të bëhej edhe këtë herë.
Organizata Bashkohu ka njoftuar se pas një mbledhje të kryesisë së saj, është vendosur që të mos bëhet falja e namazit të xhumasë në sheshin “ Adem Jashari “, siç është bërë në xhumatë e kaluara.
Këtë vendim lëvizja “ Bashkohu “ e mori duke u bazuar në premtimin e dhënë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Zyrtarët komunal, kanë premtuar se hapësira për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës dhe hapësira për qendrën Islame do të sigurohet brenda një afati optimal, aq sa nevojitet për kryerjen e procedurave të parapara.
Përfaqësuesit e lëvizjes “ Bashkohu ” janë me myftiun e Kosovës Naim Tërrnava, i cili ka marrë përgjegjësinë që i takon këtij institucioni gjatë kryerjes së procedurave për sigurimin e hapësirës për xhami në qendër të Prishtinës dhe qendrës Islame poashtu në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










