Kosova
Nuk do të lejohet në kufi transporti i organizuar i votuesve pa u pajisur paraprakisht me leje
Institucionet nuk do të lejojnë që ditën e zgjedhjeve të hyjnë në Kosovë autobusë që transportojnë votues të organizuar pa u pajisur paraprakisht me leje. Në Ministrinë e Infrastrukturës treguan se deri tash nuk është kërkuar asnjë leje për të organizuar transport të tillë. Të vetmet që do mund të hyjnë në Kosovë, sipas Ministrisë, janë ato që përmbushin kushtet ndërkombëtare INTER-BUS, si dhe linjat e rregullta.
“Kompanitë të cilat vijnë për ditën e zgjedhjeve janë të obliguara t’i respektojnë oraret të cilat i kanë, gjë për të cilën do të duhej të kujdeseshin Policia Kufitare dhe Inspektorati. Nëse kompanitë e transportit të udhëtarëve duan të vijnë në Kosovë, duhet të kenë librin e INTER BUS, numrin e udhëtarëve që duhet të jetë i njëjtë në ardhje dhe kthim. Po ashtu, kompanitë që vijnë në Kosovë duhet t’i kenë të rezervuara hotelet/vendet e qëndrimit për pasagjerë, në të kundërtën nuk do të duhej të lejoheshin të hynin në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë. Ndërsa Policia bëri të ditur se vetëm autobusët që posedojnë autorizim për linjat do të mund të hyjnë në Kosovë këtë të diele, kur organizohen zgjedhjet nacionale.
“Autoritet kompetent për trajtimin e shkresës është Ministria e Transportit. Policia vepron në bazë të autorizimeve të linjave që pranon nga këta të fundit”, shkruhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Shqetësimin për mundësinë e organizimit të votuesve në Serbi dhe transportimin e tyre për në Kosovë nga Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë e kanë shprehur përfaqësues të disa subjekteve politike serbe në Kosovë. Ata kanë kërkuar nga institucionet që të mos e lejojnë këtë./Koha
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë









