Jeta në Zvicër
Nuk instalohen detektorët për zbulimin e mashtrimit në provimet e autoshkollës
Edhe pas zbulimit të rastit të një kosovari që "kishte ndihmuar" 20 veta për të kaluar provimin
Kohë më parë në Kantonin Solothurn qe zbuluar një rast i mashtrimit masiv me provimet e autoshkollës (për patentshofer). Një shtetas kosovar ua kishte „kaluar“ provimin rreth 20 personave, duke u lidhur me ta online, pasi që i kishte pajisur me minikamera dhe me kufje të vogla. Përmes tyre ai ua përcillte atyre përgjigjet e sakta të testit.
Pas publikimit të rastit, Zyra për Trafik Rrugor e Kantonit të Cyrihut ka njoftuar se ka marrë masa për parandalimin e mashtrimeve të tilla, duke instaluar detektorë specialë për kapjen e aparaurave të përmendura. Por, kantoni i Solothurnit, aty ku ka ndodhur rasti, nuk e ka ndërmend të marrë masa të ngjashme, shkruan azonline.ch.
Autoritetet kompetente në bashkëveprim me specialistët përkatës të Policisë Kantonale i kanë shqyrtuar masat e mundshme për ta bërë një gjë të tillë. Por, vendosja e një penguesi valësh, ashtu sikurese edhe në Cyrih, nuk mund të merrej në konsideratë, për shkaqe ligjore, transmeton albinfo.ch. Ndërsa atë që e ka bërë Cyrihu, vendosjen e detektorëve “sweaper” që identifikojnë telefonët mobilë, Solothurni nuk e ka bërë, duke u mbështetur në parimin e proporcionalitetit. Me fjalë tjera, “nuk ia ka vlejtur”, sepse mësimi për ngasjen e automjetit në këtë kanton është vlerësuar nga ekspertët e komunikacionit si mjaft i efektshëm.
Përpjekje tjera për mashtrim nui janë konstatuar. Përgjegjësit konsideojnë se kandidatët për provim të ngasjes i njohin masat ndëshkuese dhe kjo ka një ndikim parandalues. Por, do të shqyrtohet me siguri çështja nëse kandidatëve para hyrjes në provim do t`u merren aparatet elektronike, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, përgjegjësit janë në kontakt të vazhdueshëm me specialistët e policisë për të reaguar me shpejtësi dhe në mënyrën e duhur ndaj metodave eventuale të reja të mashtrimit.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar










