Kosova
Nuk ka bllokada në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë
Mëngjesin e së dielës, sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin Kufitar në Kosovë, të gjitha pikat kufitare janë të kalueshme.
“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdar dhe Bërnjak”, njoftoi gjatë së shtunës ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Të premten në mbrëmje serbët në territorin e Serbisë bllokuan rrugët në afërsi të pikave kufitare me Kosovën, si shenjë proteste pasi më 30 gusht Policia e Kosovës mbylli pesë struktura paralele në veri të Kosovës.
Natën e së premtes ministri i Brendshëm njoftoi se u mbyllën dy pikat kufitare, Merdar dhe Bernjak, pasi në këto bllokada u panë persona të maskuar.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare Debati mbi nxënësit ndërkufitarë në shkollat e Gjenevës mori një kthesë tjetër në Këshillin e Madh.... -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane












