Lajme
Nuk ka Karton të Gjelbër nga 1 gushti deri më 31 dhjetor
Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës kanë marrë sot vendim për heqjen e Kartonit të Gjelbër për bashkatdhetarët tanë deri në fund të këtij viti.
Me këtë vendim, qeveria siguron mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve të Kartonit të Gjelbër për diasporën për këtë vit.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se remitencat që kanë ardhur në Kosovë janë rreth 7 për qind më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ajo ka thënë se deri më tani janë 433 milionë euro që kanë ardhur nga diaspora, derisa e ka cilësuar si kontribut të jashtëzakonshëm.
Bajrami ka thënë se primi i sigurimit që e kanë paguar në kufi nuk ka qenë kosto e madhe për ta, por shton se ka qenë maltretim me të cilin janë përballur në kufi.
‘Bashkatdhetarët tanë mund ta marrin primin online në faqen e Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe ata do t’i kalojnë pritjet e gjata në kufi. Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të ndahen mjete për zbatimin e këtij vendimi”, ka thënë ajo.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka thënë se janë ulur tarifat, por policat kufitare për masën 35 për qind për autoveturat dhe motoçikletat.
Ai ka thënë se kjo është për lehtësimin e ardhjes së bashkatdhetarëve, derisa ka shtuar se ata duhet të pajisen me polica online.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër












