Lajme
Nuk ka “viktimë të katërt” në aksidentin e djeshëm: Gruaja dhe vajza, jashtë rrezikut për jetën
Bashkëshortja e 35 vjeçarit të vdekur,ashtu sikurse edhe e bija e tyre 11 vjeçe kanë dalë sot nga gjendja e komës, ku ndodhej pas aksidentit
Tragjedia e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Gjermani, me ç`rast humbën jetën tre persona nga një familje kosovare me qëndrim në Zvicër ka tronditur komunitetin e këtushëm shqiptar dhe jo vetëm atë.
Sipas njoftimeve nga policia gjermane, të publikuara mbrëmë në media të ndryshme, edhe në albinfo.ch, rezultonte se edhe një person, vozitësja e automjetit, ishte në gjendje kome dhe në rrezik jete.
Sot, në orët e paradites madje edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, duke iu referuar Ambasadës Kosovare në Berlin, kishte dalë me njoftimin për “vdekjen e personit të katërt” në këtë tragjedi .
Për fat të mirë, kjo nuk ka ndodhur. Gruaja në fjalë, e cila ishte bashkëshorte e 35 vjeçarit të vdekur (Z.K.), ka dalë sot nga gjendja e komës, ku ndodhej pas aksidentit. Kështu tregon një burim i albinfo.ch (S.B.) nga rrethi familjar i viktimave të aksidentit. Ai po ashtu konfirmon se edhe vajza 11 vjeçe, e cila po ashtu kishte pësuar lëndime të rënda, sot është zgjuar nga koma. Ajo bashkë me të ëmën, nuk janë më në rrezik për jetën.
Burimi tjetër i albinfo.ch tregon se procedurat e nevojshme mjekoligjore rreth viktimave të aksidentit nuk do të përmbyllen para ditës së hënë ose të marte të javës tjetër. Kështu që varrimi i tyre mbetet për më vonë.
Por, sipas tij, familja tashmë ka kontraktuar një shërbim për transportin e kuformave dhe ato pritet të barten në Kosovë, ku dhe do të varrosen, në vendlindje, Rahovicë të Ferizajt.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë Këshilli ekzekutiv i kantonit të Bernës është i përgatitur të përmendë në mënyrë të qartë feminicidin... -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore














