Shkurt.ch
Nuk lejojnë vrasjen e ujkut!
Edhe pse ai vetëm gjatë një muaji ka mbytur 28 dele në regjionin Goms dhe popullatës lokale i ka sosur durimi...
Ujku problematik M35 i cili qarkullon prej kohësh në malet e Valisit vazhdon të gëzojë mbështetjen e autoriteteve zvicerane. Edhe pse ai vetëm gjatë një muaji ka mbytur 28 dele në regjionin Goms dhe popullatës lokale i ka sosur durimi, Enti Federal për mbrojtjen e ambientit nuk ka lejuar që ai të vritet.
Inspektorët e gjuetisë nga kantoni dhe federata pasi kanë gjykuar gjendjen në terren kanë ardhur në përfundimin se delet e mbytura kanë qenë ose në ndonjë kullosë jo sa duhet të mbrojtur me rrethojë ose kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në kullosa që nuk rrethohen dhe mbrohen fare.
Ndërsa koncepti “Ujku” i përpunuar nga autoritetet për mbrojtjen e ambientit nënkupton që leja për tu vrarë një ujk mund të jepet etëm në rastin kur mbajtësit e deleve t`i kenë marrë të gjitha masat mbrojtëse.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel












