Lajme
Nuk merret seriozisht kriza e eurozonës
Kriza e eurozonës rrezikon t’i prekë direkt remitencat, investimet e huaja direkte dhe donacionet për Kosovën.
Prekja direkte nga kriza financiare e shteteve të Eurozonës, Kosovën do ta gjente krejtësisht të papërgatitur. Mungon një strategji e qartë në këtë drejtim, dhe me këtë edhe masat për preventivë.
Kategoritë të cilat rrezikohen seriozisht janë remitencat dhe investimet e huaja direkte.
Për njohësit e ekonomisë, në të dyja këto kategori, Qeverisë së Kosovës i mungon një strategji e qartë se si do të reagonte në rast të ndonjë katrahure, shkruan Express.
Drejtori ekzekutiv në “Riinvest”, Lumir Abdixhiku mendon se hiq më mirë puna nuk qëndron as me donacionet si dhe me paratë e investuara jashtë vendit. Në kategorinë e parë, shtetet që kanë premtuar donacione për Kosovën, do të hezitojnë ta përmbushin këtë detyrim si pasojë e krizës, ndërkaq sa u përket mjeteve të investuara jashtë, Abdixhiku kërkon që të investohen në vende me të sigurta.
Në të kundërtën, Abdixhiku thotë se Trusti rrezikon humbje të mëdha, siç kishte ndodhur herën e kaluar.
Sa i përket remitencave, sipas tij, edhe pse ende nuk ka shifra për tërë vitin, ka rrezik që të tkurren, pasi janë prekur shtetet ku ka shumë bashkatdhetarë që punojnë.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë gjysmës së parë të vitit 2011, tregojnë se remitencat e pranuara në Kosovë kanë vazhduar të rriten, duke arritur vlerën prej 234.2 milionë eurosh. Megjithatë, norma vjetore e rritjes së remitencave gjatë kësaj periudhe ishte vetëm 1.2 për qind, që paraqet një rritje më të ngadalshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Për më tepër, efektet e krizës, sipas njohësve të ekonomisë, Kosova do t’i ndjejë edhe nga vendet e rajonit.
Edhe Berat Rukiqi, njohës i ekonomisë dhe sekretar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se remitencat dhe investimet e huaja direkte janë dy kategoritë që rrezikohen më se shumti. Përmend Greqinë dhe Italinë, si vende më problematike tash për tash, pas masave që kanë marrë për shkurtime.
Nga ana tjetër, në rast se rrezikohen këto kategori, që vlerësohet se e mbajnë gjallë ekonominë e Kosovës, Qeveria mund të llogarisë vetëm në pesë milionë euro. Kaq mjete janë paraparë për emergjenca në Projektbuxhetin e vitit 2012.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës













