Shkurt.ch
Nuk ngutet t’i marrë 4 milionë franga të fituara në loto
Që nga nëntori i vitit të kaluar, në lotarinë zvicerane “Swisslos” janë të gatshme katër milionë franga, të cilat duhet t’i marrë fituesi nga Kantoni Zug. Mirëpo koha e tërheqjes po skadon, fituesi nuk fiton asnjë cent nëse nuk i tërheq parat e fituara deri më 19 maj.
Ai kishte blerë një tiketë për 12 franga, më 17 Nëntor 2011, në një qendër tregtare në kantonit Zug. Atij i kishte buzëqeshur fati dhe kishte qëlluar numrat fitues të tërhequr në “Swisslos”: 09, 11, 17, 22, 31 dhe 45, për të fituar 3’946’916 franga .
Nëse fituesi nuk i tërheq paratë, atëherë “Swisslos” do t’i investon paratë në projekte sociale, kulturore, sportive etj..
Kjo nuk është hera e parë që një milioner i humbur duhet kërkohet përmes mediave.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve Shpërthime të njëpasnjëshme zgjojnë banorët në Cyrih, digjet depoja e fishekzjarrëve në komunën Uitikon.... -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve












