Jeta në Zvicër
Nuk u hiqet shtetësia zvicerane xhihadistëve
Sipas shumicës në komision, heqja e shtetësisë personave të përmendur përveç simbolikës, nuk përmban asnjë rëndësi praktike
SVP/UDC përmes një iniciative të saj parlamentare ka kërkuar që personat për të cilët konstatohet se kanë marrë pjesë si xhihadistë në zonat me konflikte, t`u hiqet shtetësia e Zvicrës, gjegjësisht të çnatyralizohen. Por, në komisionin për politika shtetërore të Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, kjo iniciativë është mbivotuar. Në të vërtetë ajo është hedhur poshtë me një shumicë të ngushtë të votave, 13 kundër dhe 11 pro.
Sipas argumentimit të shumicës në komision, heqja e shtetësisë personave të përmendur përveç simbolikës, nuk përmban asnjë rëndësi praktike. Me një hap të tillë Zvicra nuk do të përfitonte asgjë sa i përket sigurisë së saj.
Po ashtu sipas pikëpamjes ë shumicës ne Komisionin për Politika Shtetërore ligji penal i Zvicrës ofron instrumente të mjaftueshme për të marrë në përgjegjësi xhihadistët me shtetësi zvicerane.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale











