Shkurt.ch
“Nuk ua fal dot atyre që më rrahën”
E përditshmja 24heures i rikthehet rastit tronditës i cili, një vit më parë, pati prekur Z. Claude Giddey.
Para një viti, gjashtëdhjetëvjeçari, pronar i një kompanie të njohur në Chablais, për pak do “të linte lëkurën” në një trotuar në Villeneuve.
Më 26 qershor 2010, ndërsa ai kalonte rrugës, katër të rinj (ndërmjet 16 dhe 17vjeç) sulmojnë Claude Giddey duke e rrahur me grushte dhe duke e goditur me shqelma si dhe me trotinet derisa lodhen.
Kurse shoqja dhe vajza e tij, që po përpiqeshin të ndërhynin, pësuan po ashtu nga grushtet e të rinjve. Kështu, gjashtëdhjetëvjeçari arrin në spital i kapluar nga gjaku dhe me mavijosje në gjithë trupin. Diagnoza rezulton e rëndë: tre brinjë të thyer, kafkën e hapur, një kockë e fytyrës e thyer, gjakderdhje të brendshme si dhe plagë nëpër gjithë trupin.
130 vizita në javë
Sot, Claude Giddey jeton me pasoja të rënda, ai ka dhimbje abdominale dhe probleme me syrin e djathtë. Por, thekson ai, ajo që më prek është gjendja e vajzës sime e cila vazhdon të jetë e tronditur. Edhe pse psikologët e kanë ndihmuar, ajo ka qenë shumë e prekur gjatë tërë vitit shkollor”.
Rasti i Claude-it shkaktoi një tronditje në gjithë rajonin. Ai pati mbështetjen e qindra banorëve të cilët e vizituan edhe në spital, jo më pak se 130 vizita në javë. “Falë kësaj vale të madhe të solidaritetit jam përmirësuar kaq shpejt” vlerëson Claude Giddey.
Sulmuesit, një zviceran, një serb, dhe dy maqedonas, edhe pse kishin marrë mundin për të kërkuar falje, nuk morën asnjë përgjigje. Claude Giddey thotë se “nuk mendon që qasja e tyre ishte e sinqertë.”
Pasi ka shitur apartamentit, për t`u vendosur në një tjetër vendbanim, po në Chablais, Claude thotë se tani ndjehet më i sigurt. Por hapi më i rëndësishëm ndodhi dy javë më parë, kur u gjykuan sulmuesit: “Kryetari i gjykatës si dhe prokurori janë treguar të palëkundshëm. Ata nuk kanë dëshmuar aspak mirëkuptim ndaj të pandehurve, dhe reagonin shumë shpejt kur ata filluan të gënjejnë. Në një moment, sulmuesit e mi janë ngritur për të kërkuar falje. Por këto fjalë nuk më kanë prekur”.
Pronari nuk arrin të harrojë plagët e tij, dhe nuk ua fal dot këtë veprim. Ai thotë se ndoshta kjo mund të ndodhë më vonë, kur koha do ta bëjë të vetën. Prapë se prapë, ai u është drejtuar të rinjve duke ju thëne se “në qoftë se periudha e tyre e lirimit me kusht prej dy vjetësh u shkon mirë, ai do të pranojë t’i takojë. Ndërkohë, u dëshiron fat të mirë”.
Sot, Claude Giddey, i cili është shpërblyer me 20.000 franga për lëndim moral, është i mendimit se prindërit duhet të shtrëngojnë më shumë fëmijët e tyre kur ata u dalin nga dora.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












