Kosova
Numër i madh i qytetarëve të Kosovës aplikojnë për nënshtetësi shqiptare
Shumica e kërkesave për pasaportë shqiptare vijnë nga Kosova, që pasohen nga aplikimet e shtetasve turq
Nga viti në vit kërkesat për marrjen e shtetësisë shqiptare po rriten. Të dhënat zyrtare tregojnë se krahasuar me periudhën para pandemisë, këtë vit aplikimet janë dyfishuar.
“Ka një rritje të kërkesave për fitimin e shtetësisë shqiptare. Nga 2019 ku kemi pasur 485 kërkesa, aplikime për përfitimin e shtetësisë shqiptare, më 2022 deri tani kemi 834 kërkesa. Pra, kemi një dyfishim të numrit të kërkesave të shtetasve të huaj për fitimin e shtetësisë shqiptare”, deklaroi për TV Klan zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Andi Mahila, përcjell albinfo.ch.
Shumica e kërkesave për pasaportë shqiptare vijnë nga Kosova, që pasohen nga aplikimet e shtetasve turq.
“Numri më i madh i kërkesave vjen nga shtetasit e Republikës së Kosovës, edhe këtu ka arsye të shumta. Janë shtetasit turq me numër më të vegjël. Shtetas të shteteve të tjerë që kërkojnë nënshtetësinë shqiptare janë ata që janë martuar me shtetas shqiptar, në numër të paktë janë shtetas të BE-së që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri”.
Por, cilat janë arsyet e rritjes së kërkesave për të marrë shtetësi shqiptare?
“Ligji për shtetësinë i ka dhënë mundësinë përfitimit të shtetësisë shqiptare edhe me origjinë. Pra, ata shtetas, prindërit e të cilëve kanë qenë me shtetësinë shqiptare, sot marrin me një procedurë më të thjeshtë shtetësinë shqiptare”.
Që një shtetas i huaj të marrë shtetësinë shqiptare duhet të ketë qëndruar për 7 vjet pa shkëputje në Shqipëri. Në rastin e martesës me një shtetas apo shtetase shqiptare, duhet të qëndrojë tre vjet në vendin për të pasur mundësinë të aplikojë për të marrë nënshtetësinë.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025













