Shkurt.ch
Numër rekord i refugjatëve të dëbuar nga Zvicra
Bëhet fjalë për gjithsej 327 të dëbuar, të cilët janë transportuar me 65 fluturime
Gjatë vitit që po përfundon, është arritur një rekord sa i përket numrit të azilkërkuesve që janë dëbuar nga Zvicra. Bëhet fjalë për gjithsej 327 të dëbuar, të cilët janë transportuar me 65 fluturime, shkruan srf.ch. Ky numër i të dëbuarve është për një të tretën më i madh se në dy vitet e kaluara dhe po për kaq më i madh është edhe numri i fluturimeve.
Më shumë se 30 herë Zvicra gjatë vitit 2016 ka organizuar fluturime së bashku me shtetet e BE-së dhe në këtë kuadër ka dëbuar afër 90 refugjatë, transmeton albinfo.ch. Dëbimet që i bën përmes shteteve tjera, i kushtojnë Zvicrës për 4 herë më pak se ato që i organizon me fluturime dhe aeroplanë të vendit.
Fluturimet përmes shteteve tjera janë po ashtu të leverdishme për faktin se kështu ka më shumë destinacione në dispozicion për riatdhesimin e refugjatëve, ka thënë një zëdhënës i SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion).
Rritja e numrit të atyre që janë dëbuar ka të bëjë edhe me numrin e shtuar të refugjatëve që kishin ardhur në Zvicër në vitin 2015. Kjo domethënë se në përpjesëtim me numrin e të ardhurve është rritur edhe numri i atyre që është dashur të dëbohen, (nuk u është njohur azili).
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











