Shkurt.ch
Numër rekord i zviceranëve që blejnë armë: Frikohen nga terrori
Viti 2016 shënon rekord në këtë drejtim. Në një numër kantonesh është shënuar një rritje prej deri në 30 për qind i kërkesave për leje të armës. Dhe në shumicën e rasteve lejet edhe janë dhënë
Në shumë kantone të Zvicrës gjatë vitit që shkoi është regjistruar një numë i kërkesave për leje të armës që është shumë më i madh se në vitet pararendëse. Është interesante se kërkesat janë shtuar edhe në mesin e femrave, shkruan 20minuten.ch.
Sulmet terroriste të viteve të fundit dhe faktorë të tjerë si njoftimet për vjedhje me thyerje kanë bërë që te zviceranët të ngjallet më tepër interesimi për vetëmbrojtje, transmeton albinfo.ch. Shifrat më të reja tregojnë se po vjen duke u rritur numri i personave që pajisen me lejen për armëmbajtje.
Viti 2016 shënon rekord në këtë drejtim. Në një numër kantonesh është shënuar një rritje prej deri në 30 për qind i kërkesave për leje të armës. Dhe në shumicën e rasteve lejet edhe janë dhënë. Ndërsa siç tregojnë hulumtimet e bëra nga emisioni “Rundschau” i televizionit publik zviceran SRF, është rritur edhe numri i femrave që vendosin të blejnë një armë.
Arsyeja e paraqitur më së shpeshti për sigurimin e një arme është pasiguria dhe frika. Por një arsye tjetër është edhe paralajmërimi për ashpërsimin e afërm të ligjit të BE-së për armëmbajtje, përcjell albinfo.ch. Dhe, duke qenë se Zvicra është anëtare e Shengenit, ajo do të detyrohet t`i përshtatë ligjet e saj me vendet tjera të Shengenit, gjegjësisht të BE-së.
“Shumë veta janë të frikësuar nga sulmet terroriste dhe nga lajmet për vjedhje të dhunshme, prandaj duan që në rast nevoje të munden të mbrojnë veten”; thotë për “Rundschau” një shitës i armëve. Por, nga ana tjetër policia u rekomandon urgjentisht qytetarëve që të heqin dorë nga synimi që të vetëmbrohen duke përdorur armën.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











