E-Diaspora
Numri i gjashtë i albinfo.ch, në duart e lexuesve
Edhe ky numër i revistës albinfo.ch, vjen me tema të larmishme nga të gjitha sferat e jetës në diasporë dhe më gjerë. Atë mund ta gjeni atje ku frekuentojnë shqiptarët në Zvicër, si: në qendrat kulturore, të argëtimit, lokalet tregtare, qendrat fetare etj. Lexim të këndshëm
Numri i gjashtë i albinfo.ch, në duart e lexuesve
Asnjëherë më parë nuk ka pasur identifikim kaq të fortë të opinionit zviceran me kombëtaren e futbollit sikur në kampionatin “Brazili 2014”. Dhe asnjëherë nuk ka falur kaq shumë emocione suksesi i kësaj kombëtareje sikur këtë vit. Ka ndodhur diçka kësaj here që i ka “salduar” të gjithë zviceranët rreth “Nati”-t të tyre. Dhe në këtë shkrirje, hisen meritore e kishin edhe shqiptarët, të tërhequr, sigurisht, nga lojtarët shqiptarozviceranë, të cilët praktikisht përbëjnë shtyllën kurrizore të kombëtares zvicerane. Tashmë thuhet pa ekuivokë: Shaqiri, Mehmedi, Behrami, Xhaka dhe Xhemaili, kanë qenë heronjtë e mirëfilltë të këtij kampionati, sa i takon Zvicrës. Ata, me artin e tyre të lojës, me vrullin e tyre dhe vullnetin për fitore, i kanë dhënë zjarr dhe temperament lojës së kombëtares. Prandaj, duke qenë heronjtë e vërtetë dhe farkuesit e fitoreve të Zvicrës, ata u shndërruan në heronjtë tragjikë të diskualifikimit (të pamerituar) të kombëtares zvicerane pas të tetës së finales.
Rruga për në shtëpi
Pushimet verore, për shumicën e madhe të shqiptarëve të Zvicrës janë sinonim për vizitat “turistike” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, të ngjeshura me shumë dasma dhe gazmende të pafundme familjare, të stërpikura në fund me pak aromë Adriatiku…
Dhe, kur jemi te ky lloj turizmi: “A ka llogari të shkojmë për pushime në shtëpi?” është titulli i shkrimit që rreket të gjejë rrugët më të mira e më të lira për të shkuar gjatë verës në Kosovë. Rezultatet e këtij kërkimi janë jo shumë optimiste: biletat e aeroplanit, të shtrenjta “zeher”, udhëtimet me veturë, të mundimshme… për të përmendur vetëm disa nga vështirësitë që na dalin rrugës për në shtëpi. Por, në fund pothuaj të gjithë “ia bëjmë diqysh” dhe shkojmë. Kaq fort vazhdon të na mbajë lidhur magneti i rrugëve të pluhurosura të vendlindjes. Sigurisht, xhepat janë të parët që pësojnë nga kjo aventurë që përsëritet çdo verë. Ata, rëndom janë të zbrazët pas kthimit në Zvicër!
Dasmat
Shumica e atyre që marrin rrugën për në vendlindje kanë një listë të rrastë me terminet e dasmave dhe gazmendeve ku duhet të jenë të pranishëm “patjetër”. E dasmat shqiptare, dihet, janë shumë të pasura, luksoze, me muzikë të shtrenjtë, me limuzina e pajtona për nusen, me stoli me çmime astronomike, me… Sepse, siç e thotë edhe titulli i njërit nga artikujt e dosjes së këtij numri që bën fjalë për martesat dhe dasmat, shqiptari “Për një dasmë të mirë jep edhe centin e fundit”. Artikulli tjetër në këtë dosje, “Testet e gjermanishtes ndajnë çiftet në Kosovë” trajton dukurinë e testeve të gjuhës gjermane, të cilat dhëndurët tanë ose nuset tona duhet t`i kalojnë për të fituar të drejtën e jetës në çift në Gjermani ose në Austri. Disa që nuk e kanë kaluar testin, nuk kanë mundur të shkojnë te bashkëshorti/ja në vendet e përmendura, ku janë në fuqi rregulla të ashpra në këtë drejtim.
Vera, ngadalë po i afrohet kulmit të saj. Zelli i bisedave për zgjedhjet në Kosovë, për bastet se kush do ta bëjë qeverinë, ose për Botërorin, me ngadalë po vjen duke u lodhur. Po hyjmë në zonën e pushimeve. Albinfo.ch ju dëshiron lexuesve të vet kalim të mirë dhe pa telashe nëpër këtë zonë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Sukses dhe kaos: 29,000 gjoba në Birsfelden po japin efekt Komuna është e kënaqur me sistemin e ri të trafikut, të cilin e prezantoi në shtator... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase











