Bota
Numri i madh i azilantëve nga Ballkani, mblidhet kreu i lartë gjerman
Procedurat e azilit do të bëhen më të shkurtra dhe më efikase në Gjermani.
Autoritetet gjermane do të shtojne numrin e personelit dhe do te ndajnë procedurat nga njëra-tjetra.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere pas një takimi të nivelit të lartë për refugjatë ku krahas kancelares Angela Merkel në takim morën pjesë edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate Gjermane, Sigmar Gabriel, si përfaqësues të landeve federale, kryeministrja e landit të Renanisë Veriore – Vestfalisë, Hannelore Kraft dhe kolegu i saj bavarez, Horst Seehofer.
“Neve na nevojitet fuqia e diferencimit përmes procedurave të ndara nga pranimi deri në kthim. Në të ardhmen duhet bërë dallim midis refugjatëve, që kanë një shans të madh për të qendruar dhe atyre për të cilët duam që të largohen nga vendi ynë.”, tha Thomas de Maiziere, transmeton albinfo.ch
Ai shpreson që porosia e takimit të nivelit të lartë të ketë edhe një efekt psikologjik për shtetet e Ballkanit.
„Atje me siguri që perceptohet me shumë me vëmendje se çfarë bëjmë ne”, tha Thomas de Maiziere.
Në katër muajt e parë të këtij viti, gjysma e azilkërkuesve ka ardhur nga Ballkani Perëndimor, nga shtete që ose konsiderohen “shtete të sigurta të origjinës”, shkak për të cilin aplikuesit nuk kanë thuajse asnjë shans për të marrë azil, ose nga shtete si Shqipëria, shtetasit e së cilës kanë një kuotë pranimi nën dhjetë përqind, shpjegoi De Maiziere, njofton DW.
Konkretisht, De Maiziere shpjegoi që refugjatë me më pak shanse për të marrë azil do të strehohen së bashku.
Vetëm pak javë do të zgjasë derisa të zbatohet vendimi i kthimit.
Deri tani, kthimi i azilkërkuesve të refuzuar kishte dështuar edhe për shkak të faktit se njerëzit strehohen në vende të ndryshme të Gjeramanisë.
« Procedura më të shkurtra do të ndikojnë që të bëhet “më normal” kthimi, plotësoi kancelarja Angela Merkel.
Kjo do të arrihet kryesisht duke shtuar numrin e personelit.
Në mënyrë graduale, N^në Zyrën Federale për Migrimin dhe Refugjatët do të shtohen 2000 vende të tjera pune.
Që këtë vit janë planifikuar 750 vende pune shtesë.
Edhe në Policinë Federale dhe në Ministrinë e Jashtme gjermane do të ketë më shumë personel. Si rrjedhoj do të mund të përpunohen n 200.000 rastet e vjetra, në të cilat procedura ka zgjatur më shumë se një vit.
Aplikim i masave të reja nuk janë vendosur edne. Kjo do të ndodhë në një takim të nivelit të lartë midis Federatës dhe landeve gjermane nmë 18 qershor.
“Fryma e bisedave të sotme” e ka bindur, që këto masa edhe do të zbatohen, tha Angela Merkel.
Këtu bëjnë pjesë edhe masat për integrimin më të shpejtë të refugjatëve përmes gjuhës, arsimit dhe profesionit.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










