Kosova
Numri i madh i veturave të paregjistruara e lë Kosovën pa Karton të Gjelbër
Llogaritet që 65 mijë apo 20 për qind e veturave në trafik janë të paregjistruara
Numri i madh i veturave të paregjistruara është bërë problem për vendet që duan ta ndihmojnë Kosovën për marrjen e kartonit të gjelbër.
Llogaritet që 65 mijë apo 20 për qind e veturave në trafik janë të paregjistruara, raporton KTV.
Në një përgjigje të dhënë për Kohavisionin, kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është kërkuar që numri i tyre të bie në 5 për qind, përcjell albinfo.ch.
Në Parlament kemi nxjerrë një rezolutë që e obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të bëjë këtë shkurtim për tre muaj. Gjatë takimeve në grupe punuese në komision, do t’i përshpejtojmë këto aktivitete.
Kohavisioni merr vesh se për ketë është diskutuar edhe në takimin e mbajtur në Tiranë, në mes të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Bankës Qendrore të Kosovës, zyrtarëve të tjerë të qeverisë të ngarkuar për këtë çështje me përfaqësues të lartë të “Uniqua Group Austria”, me të cilët është diskutuar për mundësinë e mbulimit të territorit të Kosovës me Karton të Gjelbër nga shteti i Austrisë.
Megjithëkëtë, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, nuk ka pranuar të flasë vetë për ketë temë.
Derisa si ministri nuk është se deri tani kanë ndërmarrë ndonjë hap për eliminimin e tyre në trafik.
Ndërsa në Bankën Qendrore të Kosovës kanë thënë se janë të angazhuar që kjo çështje të marrë një zgjidhje.
Në të dhënat e Policisë së Kosovës del që numri i gjobave të shqiptuara në trafik ndaj vozitësve për vetura të paregjistruara ka shënuar rritje në vitin 2017, në krahasim me vitin paraprak, për 2500 gjoba më shumë, nga 10 mijë në mbi 12 mijë.
Derisa vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti janë shqiptuar 4 mijë gjoba.
Në të kaluarën, Kohavisioni ka raportuar edhe për veturat e institucioneve shtetërore si Agjencia Kosovare për Privatizim, e cila kishte 33 vetura të paregjistruara, për të cilat policia nuk i kursente gjobat kur i haste në trafik.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria









