Lajme
Numri i të infektuarve, viktimave dhe të shëruarve në Zvicër
Numri i rasteve të reja të konfirmuara (326) ka shënuar një ulje të vogël në krahasim me një ditë më parë. Është me rëndësi të dihet se ky rezultat ka dalë nga një numër i njëjtë testimesh të bëra
Numri i infeksioneve të reja të konfirmuara me koronavirus në Zvicër dhe Lihtenshtajn, është rritur për 326 brenda një dite. Sipas BAG, të shtunën ishin gjithsej 27.404 raste të konfirmuara dhe 1.111 vdekje, shkruan srf.ch.
Sidoqoftë, numri i rasteve të reja të konfirmuara (326) ka shënuar një ulje të vogël në krahasim me një ditë më parë, transmeton albinfo.ch. Është me rëndësi të dihet se ky rezultat ka dalë nga një numër i njëjtë testimesh të bëra, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Ditën e Premte, ishin raportuar 346 infeksione të reja. Të paktën 3,257 njerëz kanë qenë të shtruar në spital për sëmundjen Covid-19 konfirmuar nga laboratori .
Sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, numri i vdekjeve në të gjitha kantonet është rritur në 1369. Ndërsa deri të shtunën në mbrëmje, Kantoni i Vaudit ka qenë në krye me 291 vdekje, përpara Ticino-s me 277 vdekje. Në proporcion me popullsinë, kantoni i Gjenevës ka pjesën më të madhe të infeksioneve.
Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve dhe i riaktualizon ato dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje, përcjell albinfo.ch Sipas këtij regjistrimi, kantonet Obwalden dhe Appenzell-Innerrhoden janë të vetmet deri më tani pa asnjë të vdekur.
Ndërsa sipas Worldometers.info me rastet e reja sot në Zvicër kanë qenë gjithsej 1368 të vdekur nga koronavirusi. Ndërkaq, po sipas kësaj platforme deri më tani kanë gjetur shërim 17.100 persona të infektuar.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit Një muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, 23 persona të plagosur vazhdojnë të trajtohen në spitale... -
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën













