Lajme
Numri i turistëve në Shqipëri bie për 75%, shkaku i pandemisë
Zyrtarisht turizimi është sektori më i prekur në Shqipëri nga pandemia e COVID-19. Rënia për këtë industri për gjysmën e parë të vitit është 4 shifrore, jo vetëm sa i përket numrit të vizitorëve, por dhe shfrytëzimit të kapaciteve të hoteleve me turistë vendas.
Sipas Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të këtij viti, i cili përkon me nisjen e sezonit turistik, numri i turistëve ka rënë me 75% krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i netëve të qëndrimit në hotele është reduktuar me 76%.
Një vit më parë, gjatë muajve prill, maj dhe qershor u akomoduan në hotelet shqiptare 265 mijë turistë, ndërsa këtë vit numri i tyre rezulton katër herë më i ulët, me vetëm 66 mijë persona, ndërsa numri i netëve të qëndrimit ra me 5.6 herë.
Kriza më e madhe në industrinë e turizimit është për pjesën e rajonit qendror, Tiranë dhe Durrës. Një vit më parë hotelet në këto zona thithën numrin më të lartë të turistëve, ndërsa për këtë vit situata është përmbysur dhe vizitorët më të shumtë të akomoduar në hotele janë në bizneset e jugut.
Numrin më të lartë të turistëve vazhdojnë ta mbajnë ata nga Kosova, ndërsa këtë vit pandemia rriti dhe numrin e turistëve nga Bjellorusia./ Tv Klan
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
Ofertuesi paguan 262,000 CHF për targën “ZH 11” Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 CHF në një ankand online.... -
Eksportet e orëve zvicerane në krizë -
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga janari i 2026-ës -
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris














