Lajme
Numri i viktimave nga ortekët në Austri shkon në pesë
Pesë persona kanë humbur jetën në incidente të ndara në Tirol dhe Vorarlberg, ndërsa autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë nga ortekët për shkak të motit të përkeqësuar.
Autoritetet lokale në Austri kanë konfirmuar se numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e ortekëve është rritur në pesë. Një nga të plagosurit ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të rënda të marra, transmeton albinfo.at.
Policia njoftoi se dy persona u rrëmbyen nga një ortek në qendrën e njohur të skive St. Anton am Arlberg, në rajonin e Tirol, dhe u gjetën më pas pa shenja jete. Në të njëjtën zonë u shpëtuan edhe tre persona të tjerë të plagosur, njëri prej të cilëve ndërroi jetë më vonë në spital, duke e çuar numrin total të viktimave në pesë. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur moshat apo kombësitë e viktimave.
Një tjetër incident fatal ndodhi në Klösterle, në shtetin e Vorarlberg, ku një shtetas zviceran 39-vjeçar humbi jetën gjatë snowboardimit së bashku me një shtetas gjerman 47-vjeçar. Viktima u rrëmbye nga orteku për rreth 250 metra dhe u varros nën dëborë, ndërsa shoqëruesi i tij shpëtoi pa lëndime.
Më herët, një shtetas gjerman 42-vjeçar humbi jetën nga një ortek në Nauders, po ashtu në Tirol. Ai po bënte ski jashtë pistave të shënuara bashkë me djalin e tij 16-vjeçar, i cili u shpëtua me lëndime të rënda.
Autoritetet kanë paralajmëruar se ortekët ndodhën në disa zona të Alpet Austriake, në kushte rreziku të lartë të shkaktuara nga moti i përkeqësuar, dhe u kanë bërë thirrje sportistëve dimërorë të tregojnë kujdes maksimal./Albinfo.at
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Musa Kamenica: Lozana ka nevojë për politika sociale të forta dhe gjithëpërfshirëse I zgjedhur Kryetar i Këshillit Komunal të Lozanës në korrik të vitit 2025, Musa Kamenica përfaqëson... -
Gjermani
Nxënësit shqiptarë kremtojnë 18-vjetorin e Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd -
Zgjedhjet e 8 marsit në Lozanë: «Më shumë pragmatizëm dhe më pak ideologji» -
Frankfurt
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Frankfurt -
Itali
Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Musa Kamenica: Lozana ka nevojë për politika sociale të forta dhe gjithëpërfshirëse I zgjedhur Kryetar i Këshillit Komunal të Lozanës në korrik të vitit 2025, Musa Kamenica përfaqëson... -
Zgjedhjet e 8 marsit në Lozanë: «Më shumë pragmatizëm dhe më pak ideologji» -
Ujë i pijshëm i kontaminuar në Thurgau -
Zvicra mbyll vitin 2025 me suficit prej 300 milionë frangash -
Zvicër: Një i vdekur pas ortekut në zonën e skijimit Savognin















