Lajme
Numri më i madh i rasteve me Covid në Zvicër është konstatuar tek fëmijët
Por në Spitalin e Fëmijëve të Cyrihut thonë se nuk ka arsye për shqetësim: "Javët e fundit vetëm një numër i vogël i fëmijëve me Covid-19 janë shtruar në spital"
Vala e pestë e pandemisë së Covid-19 është “vala e fëmijëve dhe adoleshentëve”. Shifrat e Drejtoratit Shëndetësor të Cyrihut nga e premtja, të cilat janë në dispozicion të gazetës “SonntagsZeitung”, tregojnë: Në asnjë grupmoshë incidenca nuk ishte më e lartë se në grupmoshën midis 0 dhe 19 vjeç, trasnmeton albinfo.ch.
Deri më tani, këto shifra janë tejkaluar vetëm nga grupmosha e personave mbi 80 vjeç, në kohën kur virusi ishte i shfrenuar, veçanërisht në shtëpitë e të moshuarve, vjeshtën e kaluar.
Të dhënat aktuale nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) tregojnë gjithashtu: Me 4765 raste me Covid, grupmosha nga 10 deri në 19 vjeç ishte më e prekura. Por edhe në mesin e më të rinjve (të vegjëlve), është regjistruar shkallë e paprecedent e infeksionit: 2879 raste infeksioni ishin së fundi në mesin e fëmijëve nën nëntë vjeç.
Për Christoph Berger nga Spitali i Fëmijëve i Cyrihut, kjo nuk është arsye për shqetësim: “Në javët e fundit vetëm një numër i vogël i fëmijëve me Covid-19 janë shtruar në spital”. Është e vërtetë që bie në sy numri i lartë i rasteve – “por këto raste aktualisht nuk shoqërohen me shtrime në spital”, ka thënë Berger për “SonntagsZeitung”.
Së fundmi, BAG ka regjistruar tetë shtrime në spital në grupmoshën 0 deri në nëntë vjeç.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër Zvicra ka shumë rregulla (të shkruara dhe jo) rreth asaj që është një sjellje e pranueshme... -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër












