CH-Ballkani
Numri më i ri i albinfo.ch, në shenjë të “Vitit të shqiponjës”
Ka dalë nga shtypi numri i gjashtë, i fundit për këtë vit, i revistës albinfo.ch. Duke qenë se mbërrin në duart e lexuesve në prag të ndërrimit të motmoteve, ky numër i kushtohet festës më popullore ndër shqiptarët dhe të tjerët, asaj të Vitit të Ri.
Siç ndodhë rëndom në numrat e fundvitit të revistave, një pjesë e mirë e tyre i kushtohet rikapitulimit të zhvillimeve që kanë karakterizuar vitin në ikje. Albinfo.ch në numrin e saj më të ri, retrospektivën në fjalë e bën duke iu referuar diasporës shqiptare dhe në veçanti asaj në Zvicër, ku dhe e ka domicilin. Dhe, kur jemi te shqiptarët e Zvicrës, “bërja e shqiponjës” nga yjet e futbollit: Xhaka e Shaqiri dhe shumëçka që derivoi nga kjo, ka qenë segmenti më dallues për vitin 2018, jo vetëm sa i përket diasporës shqiptare. Për këtë arsye në ballinën e revistës është evndosur titulli “2018, Viti i Shqiponjës”.
Po ashtu, në fokus të shkrimeve të këtij numri janë vënë arritjet e pjesëtarëve të diasporës shqiptare të Zvicrës në harkun kohor prej një viti. Bëhet fjalë për arritje të politikanëve, artistëve e sportistëve me rrënjë shqiptare në skenën e politikës, sportit dhe shoqërisë zvicerane në përgjithësi.
Po ashtu në revistë prezantohen sportistë, modele, blogere, pjesëtarë të estradës shqiptare të Zvicrës etj., të cilët flasin për zhvillimet më të rëndësishme në karrierat e tyre gjatë vitit 2018.
Një numër si ky i revistës, i realizuar në vlugun e atmosferës parafestive, nuk ka si të mos “veshë” petkun festiv. Kjo shihet që në ballinë, ku prezantohen Heidi Lushtaku & Robin Krasniqi, çift i njohur për opinionin shqiptar e më gjerë. Sigurisht aty ku është Heidi Lushtaku është edhe glamuri, shkëlqimi dhe kjo shpërfaqet doemos në setin e ri të fotografive të çiftit, të cilat për herë të parë i publikon albinfo.ch.
Fryma festive e përshkon të gjithë numrin e revistës, e cila, si zakonisht, shpërndahet falas në të gjitha vendet e frekuentuara nga shqiptarët në Zvicër.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër














