E-Diaspora
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch: Me shqiptarët që ndajnë drejtësi në Zvicër
Numri aktual i albinfo.ch ka portretuar dhe intervistuar një numër të konsiderueshëm të avokatëve, juristëve, këshilltarëve ligjorë, punonjësve të gjykatave dhe të prokurorive në Zvicër, të gjithë me rrënjë shqiptare
Në numrin më të ri të magazinës albinfo.ch i cili nga sot është në duart e lexuesve, mund të lexoni materiale të shumta e të nduarduarshme nga shumë fusha të jetës së mërgatës sonë në Zvicër. Por, në “Dosjen e numrit”, redaksia kësaj here është përcaktuar për prezantimin e shqiptarëve në sistemin juridik të Zvicrës.
Në këtë kontekst, numri aktual i albinfo.ch ka portretuar dhe intervistuar një numër të konsiderueshëm të avokatëve, juristëve, këshilltarëve ligjorë, punonjësve të gjykatave dhe të prokurorive në Zvicër, të gjithë me rrënjë shqiptare. Një pjesë e mirë e tyre kanë themeluar dhe udhëheqin zyra avokaturash disa të tjerë janë pjesë të zyrave të mëdha, por që të gjithë kanë treguar kurajo dhe ambicie për të arritur diçka të vlefshme në jetë. Dhe kjo nuk është e nënkuptueshme në një shoqëri të vlerave dhe të konkurrencës së fortë, siç është shoqëria zvicerane. Në kushte jo të barabarta, atyre u është dashur vullnet shumë i fortë, ambicie dhe mbështetje familjare për të arritur aty ku janë sot. Prandaj përmes shembujve të tyre, të prezantuar në këtë numër të magazinës, mund të mësohet se si tejkalohen sfidat e vështira kur nuk mungon vullneti, zelli për punë dhe mbështetja.
Krahas prezantimit të juristëve, në këtë dosje mund të lexohen edhe tema që lidhen me drejtësinë në Zvicër, kryesisht në segmentet që prekin të huajt, e në këtë kontekst, edhe shqiptarët. Bëhet fjalë për artikuj që rrahin çështjet si: bashkimi familjar në Zvicër, ndryshimet në Ligjin për të huajt dhe integrimin, mbi natyralizimin e të huajve etj.
Jashtë dosjes por gjithnjë brenda aktualitetit të shqiptarëve të Zvicrës, në këtë numër kemi edhe një intervistë ekskluzive me shqiptaren që ka arritur për herë të parë të zë vend në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, Qëndresa Sadriun. Portreti i Qëndresës, siç mund të shihet, është në ballinën e magazinës.
Edhe temat tjera nga përditshmëria e diasporës, përfshirë këtu edhe ato nga kultura, arti, moda, estrada, si gjithmonë, kanë gjetur vend edhe në këtë numër të albinfo.ch.
Magazina albinfo.ch gjendet dhe siguorhet falas në të gjitha ambientet ku frekuentojnë shqiptarët në gjithë Zvicrën. Ndërsa ata që duan ta kenë në shtëpi, përmes postës, mund të bëjnë abonimin e saj kundrejt pagesës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












