E-Diaspora
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch, në duart e lexuesve
Ky numër i magazinës ka bërë përpjekje që të ofrojë materje për lexim, që shkon përtej koronavirusit, ndonëse ka qenë e pamundur që të shmanget në tërësi kjo temë kaq preokupuese në mbarë globin
Duke filluar nga sot, magazina albinfo.ch, pas një pauze verore prej dy muajsh, sërish është në duart e lexuesve të saj në Zvicër e më gjerë. Numri i pestë për këtë vit, ndryshe nga numrat pararendës, nuk ka ndonjë bllok të caktuar tematik por vjen me një larushi temash, që, megjithatë lidhen rreth një “strumbullari”, pra rreth diasporës.
Shpresat, ndonëse të zbehta, se me kalimin e verës do t`i afroheshim një jete pa koronavirus, dolën, mjerisht edhe kësaj here, vetëm shpresa. Virusi na e përcaktoi edhe verën që shkoi, prandaj dhe në editorialin tonë e kemi quajtur “një verë të djegur”, stinën që posa kaloi.
Por, nuk është gjithçka kaq e zymtë, siç mund të duket, përkundër pandemisë. Ky numër i magazinës ka bërë përpjekje që të ofrojë materje për lexim, që shkon përtej koronavirusit, ndonëse ka qenë e pamundur që të shmanget në tërësi kjo temë kaq preokupuese në mbarë globin.
Kështu, krahas disa teksteve që bëjnë fjalë për pandeminë dhe lidhen me diasporën, lexuesit tanë kësaj radhe mund të lexojnë një intervistë të gjerë me këngëtarin tashmë të famshëm Gjon Muharremaj (Gjon`s Tears).
Në këtë intervistë, ylli më i ri i skenës muzikore zvicerane-shqiptare bën fjalë për Eurovizionin, identitetin, pyetjet pa përgjigje, jetën në Mars… ! Një intervistë mjaft interesante e përfaqësuesit të Zvicrës në Eurovizionin (që u shty), të cilën ja vlen ta lexoni.
Edhe në këtë numër, albinfo.ch në versionin e saj të shtypur prezanton aspekte të ndryshme të jetës në diasporë e më gjerë, përfshirë portrete mjekësh, sportistësh, modelistësh, afaristësh etj.
Magazina mund të gjendet, falas, në (pothuajse) të gjitgha ambientet ku frekuentojnë shqiptarët, në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












