Lajme
Alba Festivali, megjithatë nuk do të mbahet
"Rreziku ekonomik është thjesht shumë i madh për një festival 100 për qind të financuar privatisht", thonë organizatorët, duke pasur parasysh afatin e shkurtër

“Të gjitha levat i kishim vënë vënë në lëvizje për organizimin e festivalit, pavarësisht njoftimit shumë afatshkurtër se festivali megjithatë do të lejohej nga qyteti. Këtë e kemi bërë sepse nuk donim të zhgënjenim komunitetin – por rreziku ekonomik është thjesht shumë i madh për një festival 100 për qind të financuar privatisht”, thonë organizatorët, transmeton albinfo.ch.
Ata garantojnë se do t’u kthehen paratë atyre që kanë blerë biletat.
Qyteti u kishte dhënë organizatorëve dy data të mundshme për festivalin, në shtator. Data e kërkuar nga organizatorët më 9./10. fillimisht nuk u miratua për shkak të dy festave të mëdha që mbahen pikërisht në atë fundjavë, shkruan srf.ch. Data e dytë më 23/24 ishte tepër vonë për organizatorët. Një ambient i hapur në fillim të vjeshtës nuk është qëllimi i tyre, thuhet në komunikatën e tyre.
Me mbi 20,000 vizitorë, Festivali Alba është festivali më i madh i hapur për muzikën pop shqiptare në Evropë.
Festivali kishte pasur tashmë përvoja negative me autoritetet në vitet e mëparshme: në vitin 2021, presidentja e atëhershme e qeverisë së kantonit dhe ministrja e kulturës Jacqueline Fehr (PS) pati tërhequr lejen për festivalin disa ditë para fillimit, transmeton albinfo.ch. Arsyet e dhëna ishin situata e tensionuar e koronës në spitalet e Cyrihut dhe fakti që festivali i dedikohej një “komuniteti të prekur fort” për sa i përket numrit të rasteve me koronavirus.
Anulimi afatshkurtër shkaktoi kritika të gjera në atë kohë dhe i solli zonjës Fehr një qortim nga Komisioni Federal kundër racizmit.
Kundër sjelljes së tillë të qeveritarëve ka pasur edhe shumë kundërshtime nga partitë e këtushme dhe mediat. Në veçanti zvarritja e dhënies së lejes (e cila u dha vetëm këtë të hënë, më 17 korrik!) ishte objekt kritikash në opinionin e këtushëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Grabiten implante dentare me vlerë rreth 1 milion CHF në Oensingen Një grabitje profesionale ka ndodhur të martën në mbrëmje në një kompani të specializuar në prodhimin...
-
UBS fillon migrimin e klientëve zviceranë të Credit Suisse
-
Tre sulme seksuale në vetëm dy orë në Biel
-
Gotthard: Radhë prej 10 kilometrash në nisje të pushimeve verore
-
Taksimi i shoferëve të huaj: A është zgjidhja për bllokimet e trafikut gjatë verës?