Maqedonia
Numërohen thuajse të gjitha votat në Maqedoninë e Veriut, prin Pendarovski
Thuajse ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut.
Deri më tani sipas medave vendore, nga 93.31% të kutive të numëruara, kryeson Stevo Pendarovski nga LSDM me 52,24 % ose 395.416 vota, kundër kandidatës opozitare Gordana Silanovska nga VRMO DPMNE, e cila ka 44.19% ose 334.508 vota.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pak më parë në një konferencë për media ka uruar kandidatin e LSDM-së, duke shtuar tutje se votuesit i dhanë mbështetje vendit dhe kjo, sipas tij, është alternativë më e mirë dhe e vetme drejt NATO-s dhe BE-së.
“Vendi ynë është i përgatitur dhe pret sa më parë bisedimet për anëtarësimin e vendit tone në BE. Do të doja të falënderoja të gjitha shtabet zgjedhore që me sukses kanë udhëhequr këtë fushatë. Korrën fitore në zgjedhjet lokale në Dibër, një punë të shkëlqyeshme në rrethin e parë dhe një rezultat të jashtëzakonshme në rrethin e dytë. E kemi pasur shumë të vështirë për të shpjeguar këtë koncept, konceptin e presidentit konsensual”, tha Ahmeti.
Ai shtoi se është i dëshpëruar me bojkotin e opozitës shqiptare.
“Jam i dëshpëruar me opozitën shqiptare, me bojkotin që shfaqën sot. Nga ana tjetër, falënderoj partitë shqiptare në pozitë. I uroj Pendarovskit fitoren dhe të respektojë Kushtetutën dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti i ardhshëm të ketë parasysh vullnetin e qytetarëve në respekt të kushtetutës së Republikës dhe të jetë pjesë e proceseve në përmbyllje të plotë të procesit të anëtarësimit në Nato, por dhe hapjen e negociatave me BE-në. Pa hyrë në detaje, por nga të dhënat që më jep sektori analitik, lëvizet prej 100 deri në 130 mijë vota që janë siguruar nga aktivistë tanë, nga votuesit shqiptarë”, tha Ahmeti më tutje.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane













