Feja
Nxënëses shqiptare i lejohet kthimi në shkollë me shami
Java e kaluar nuk ishte si çdo javë tjetër për L.F. (14), vajzën shqiptare nga Maqedonia. Ajo kishte vendosur që në të ardhmen të ndiqte mësimin në shkollë e mbuluar me shami.
Nuk e kishte idenë se me çfarë do të ballafaqohej. Që në momentin kur takohet me arsimtarin e klasës, në shkollën filllore Langasse në Thun, fillojnë dhe problemet.
Ai i kërkon vajzës që të largohet nga klasa me arsyetimin se kjo lloj veshje nuk lejohet në shkollë. Ditën e nesërme, të martën, L.F. përsëri paraqitet në shkollë dhe po në të njëjtën ditë reagimi i mësuesit të saj ka qenë dhe më i ashpër. Arsimtari i kërkon të largohet, duke e kërcënuar edhe me paraqitjen e rastit në polici, nëse ajo kundërshton.
Arsimtari i klasës nuk ndalet vetëm me këtë, ai ka kërkuar nga nxënësit e tjerë që të mos e ndihmojnë L.F. me mësimet dhe detyrat, duke i kërcënuar edhe ata se nëse e bëjnë një gjë të atillë, mund të ballafaqohen me pasoja të rënda.
Albinfo.ch kontaktoi me babain e vajzës, i cili dukej pak i shqetësuar për shkak të situatës së krijuar, në të cilën aktori kryesor ishte vajza e tij. Na tregoi se ka qenë në kontakt intensiv me drejtorin, pedagogun dhe arsimtarin e vajzës, për të zgjedhur këtë problem.
„E drejta e shkolllimit ëshë një e drejtë universale, të cilën e gjejmë kudo në botë. Vendimin për vënien e mbulesës e ka marrë vajza dhe unë si prind do të qëndroj pas vendimit që ajo ka marrë”, na tha babai i saj.
Sa i përket mbështetjes ligjore, pozita e vajzës ka qenë më e favorshme. Kantoni i Bernës nuk posedon ndonjë ndalesë për shamitë në shkolla.
Lidhur me këtë nga Drejtoria për Arsim në nivel Kantonal thuhet se Kantoni i Bernës nuk ka miratuar ndonjë rregullore për veshjen nëpër shkolla.
“Nxënësit mund të mbajnë kapela, shami, kryqe apo stile flokësh të motivuar fetarisht. Duke u bazuar në këtë regull, duket që në këtë Kanton bartja e shamisë është një e drejtë, e lëshuar nga organet shtetërore dhe vendimet e përfaqësuesve të shkollës kanë qenë në kundërshtim me këto rregulla”, thuhet nga Drejtoria për Arsim në nivel Kantonal.
Megjithatë, gjatë gjithë javës së kaluar L.F. nuk ka ndjekur mësimet, si rezultat i kësaj tollovie të krijuar, pas vendimit që kishte marrë vajza lidhur me bartjen e “hixhabit”.
Të hënën drejtoria e shkollës në Langasse të Thunit ka dalë me një vendim, me të cilin vajzës L.F.(14) i lejohet bartja e shamisë edhe gjatë procesit mësimor.
Gjatë ditës së hënë bordi i shkollës është takuar me përfaqësues të Qytetit, si dhe përgjegjësin për arsim, Roman GIMMEL. Gjatë këtij takimi është arrdhur në përfudnim që ky rast të lejohet dhe njëkohësisht të trajtohet si rast individual. Nëse në të ardhmen paraqiten raste të këtilla, mësojmë se do të veprohet ndaras dhe individualisht për çdo rast tjetër.
Përndryshe që nga dita e hënë, L.F. (14) ka vazhduar të vijojë mësimin bashkë me nxënësit e tjerë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












