Gjuha
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Mësueset e shkollës shqipe në Bavari organizuan një ekskursion në qytetin historik të Nürnbergut, me pjesëmarrës nga të gjitha shkollat e Bavarisë: Passau, Deggendorf, Aschaffenburg, München, Rosenheim, Kempten, Freising, Landshut, Landau, Fürth, Neumarkt dhe në Nürnberg etj., transmeton albinfo.ch.
Takimi filloi në ambientet mikpritëse të firmës “Tafa” në qendër të qytetit, ku pjesëmarrësit shijuan një mëngjes të përbashkët dhe patën mundësinë të bisedonin me Drejtorin e Departamentit për Diasporë të Republikës së Kosovës, z. Elis Badalli, si dhe me përfaqësues të dy konsullatave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Pas mëngjesit u organizua një shëtitje në qytetin e vjetër të Nürnbergut, e udhëhequr nga një ciceron vendas, ku pjesëmarrësit patën rastin të njiheshin më nga afër me historinë dhe kulturën e qytetit. Nën diellin e ngrohtë të pasdites, konsullja e Republikës së Shqipërisë, znj. Genta Mburimi, e cila ndoqi aktivitetin gjatë gjithë ditës, i ftoi të pranishmit për një kafe dhe bisedë miqësore.
Në orët e vona të pasdites u mbajt takimi zyrtar. Takimin e përshëndetën përfaqësuesit e LAPSh-it dhe përfaqësuesit konsullor të dy vendeve tona në Munih, Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët i falënderuan mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit shkollor 2024-2025.
Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat, problematikat dhe arritjet e vitit që lamë pas, ndërsa drejtori Badalli shprehu mbështetjen e tij për projektet që do të ndërmerren në të ardhmen. Takimi u përmbyll me një mbrëmje argëtuese, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, duke u shprehur edhe një falënderim i veçantë për firmën “Tafa” për mikpritjen e organizuar, për praninë e drejtorit për Diasporën dhe të dy konsullatave, të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, kryesisë së LAPSh-it dhe grupit organizativ. Nga Enela Markja
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes












