Shqipëria
Nxënësit shqiptarë nga Suedia vizitojnë Ministrinë e Diasporës në Shqipëri
Ekskursioni i nxënësve shqiptarë nga Suedia po vazhdon në Shqipëri, me qëllim të njohjes së historisë shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Me kërë rast, ata janë takuar edhe me ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
“Të shoqëruar nga mësuesit e tyre Xhevat Isufi, Hava Limani dhe Sylejman Berisha, biseduan për rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe gjuhës shqipe”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e kësaj ministrie.
Në kuadër të këtij ekskursioni, nxënësit shqiptarë nga Suedia, vizitojnë shkollat, qytetet, monumentet kulturore dhe historike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, për t’u njohur më nga afër me historinë shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ky ekskursion, i njohur me emrin “Patriotik”, është i 15-ti me radhë.
Para dy ditësh, nxënësit shqiptarë nga Suedia po ashtu vizituan Kosovën, ku u pritën edhe në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












