Shkurt.ch
Nxënësit zviceranë, të parët në Evropë për matematikë
Ndërsa në konkurrencë globale, ata nxënësit zviceranë janë në vendin e pestë, që është për dy vende më poshtë se në studimin e fundit
Në raportin (studimin) që Pisa e ka publikuar sot, nxënësit zviceranë ruajnë pozicionimin nga studimi i fundit. Ndërsa në matematikë ata kanë dalë më të mirë në Evropë. Studimi publikohet një herë në tre vjet dhe bën vlerësimin e njohurive të nxënësve të gjithë botës në fazën e përfundimit të shkollimit të detyruar, shkruan agjencia e lajmeve sda.ch.
Në studim testohen dhe analizohen aftësitë e nxënësve në fushat si: lexim, matematikë dhe shkenca natyrore, transmeton albinfo.ch. Pjesë e studimit janë mbi 540 mijë nxënës të moshës 15 vjeçare nga 72 vende të botës, të cilëve u është dashur të kryejnë detyrat e njëjta. Për herë të parë në këtë studim (të realizuar gjatë vitit 2015) testet kanë qenë online.
Nxënësit e Zvicrës janë në çerekun e epërm të listës në shkencat natyrore ndërsa sa i përket leximit, ata janë vetëm për një vend mbi mesataren. Ndërsa në matematikë, ata zënë vendin e parë në Evropë. Ndërsa në konkurrencë globale, ata zënë vendin e pestë, që është për dy vende më poshtë se në studimin e fundit, të realizuar në vitin 2012, përcjell albinfo.ch. Nxënësit nga Singapuri janë fitues absolutë në shkencat natyrore, para Japonisë, Estonisë, Finlandës dhe Kanadasë.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës













