Lajme
Nxirret trupi i pajetë i turistes kroate në Jezercë, turistë të tjerë ende të bllokuar
Një turiste kroate ka humbur jetën dhe trupi i saj i pajetë është nxjerrë nga Maja e Jezercës këtë të shtunë.
43-vjeçarja ka vdekur pasi rrëshqiti nga lartësia ndërsa raportohet se u nxor pas disa orësh dhe po transportohet drejt morgut me helikopter, shkruan TCH.
Ndërkohë, të bllokuar janë ende turistë të tjerë. Nuk dihet saktësisht sa persona janë të lënduar, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes po vazhdojnë punën për shpëtimin e tyre.
Ndryshe, grupi i alpinistëve kroat ishin ngjitur nga Mali i Zi për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, por rrugës njëra nga anëtaret e grupit ra nga një terren i thepisur malor dhe me bore, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












