Shqipëria
Zjarrfikësi që nxori të afërmit nga rrënojat, rrëfen dramën e tij familjare
Komisari Arben Cara është një nga efektivët e shërbimit zjarrfikës, i cili ka qenë në terren në Durrës dhe në Thumanë, për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit, por edhe trupat e pajetë të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka rrëfyer momentin e rënies së tërmetit dhe si e ka ndier në shtëpinë e tij dhe më pas punën në terren. Dhimbja e Arbenit vazhdon të jetë shumë e madhe, pasi 7 viktimat e familjes Cara ishin njëkohësisht edhe familjarë të Arbenit, ishin kushërinjtë e tij.
“Mëngjesi i 26 nëntorit ka qenë një traumë e madhe për ne, pasi atë mëngjes, pasi tërmeti goditi vendin, kam qenë në shtëpi, m’u desh të nxjerr familjarët e mi, pasi frika se mund të pasohej nga një goditje tjetër, e pasi i kam nxjerrë dhe lënë jashtë, nusen me djalin, se Zoti na ka rënduar, na ka sjellë një fëmijë me probleme të spektrit autik, na është dashur shumë kohë për ta nxjerrë jashtë. Familjen e lashë në shtëpi. Vajta te salla operacionale, ku kishte lumë telefonatash dhe… më pas u nisëm drejt Durrësit”.
E teksa ishte në krye të detyrës, komisari Cara nuk ka mundur të shmangë pjesën emocionale, teksa nxirrte nga gërmadhat njerëzit e tij të familjes.
Ai ishte mbi rrënojat e hotelit “Vila Palma” në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos, kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës, aty ky ndodheshin edhe familjarët e tij. Efektivi i zjarrfikësve u shpreh se kjo ka qenë një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar dhe një nga aksionet më të vështira ku i është dashur të ndërhyjë. Gjatë bisedës në studio, Arbeni ka treguar momente prekëse kur përpiqej të nxirrte nga rrënojat e pallatit në Thumanë të afërmit.
Ai rrëfeu momentin kur Albert Cara, 55-vjeçari i vetmi i mbijetuar i familjes Cara, që ka humbur familjen, pyeste vazhdimisht për të birin që kishte humbur jetën në rrënoja. “Ai nuk e di që i biri nuk jeton më, por më sa duket diçka ka kuptuar, sepse ai ndërkohë që ne përpiqeshim ta shpëtonin, ndjente se dora e të biri ishte ftohur. Para se të nisej për në Itali me urgjencë, ai përsëri pyeti për të birin, si është”, rrëfeu Albert Cara.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











