Lajme
NZZ: “Takimi Jahjaga-Nikoliç, ra një tabu”
Takimi ndihmon në shtendosjen graduale dhe në normalizimin mes Beogradit dhe Prishtinës
Nën sqetullat e të ngarkuarës për politikë të jashtme të Bashkësisë Evropiane, Catherina Ashton, të mërkurën në Bruksel u takuan presidenti serb, Tomislav Nikolic, dhe homologia e tij, Atifete Jahjaga. Është takimi i parë që nga koha kur Kosova në shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë edhe përkundër rezistencës së Serbisë. Takimi pati kryesisht karakter simbolik.
Takimi ndihmon në shtendosjen graduale dhe në normalizimin mes Beogradit dhe Prishtinës. Në rrafshin konkret politik janë duke negociuar për çështje të hapura që nga tetori, me ndërmjetësimin e Bashkësisë Evropiane, kryeministrat e të dyja vendeve.
Presidenti serb, Nikolic, pati deklaruar më parë se ai në këtë takim „joprotokolar“ Atifete Jahjagës do t’ia paraqesë planin serb për Kosovën. Ky plan parasheh qeverisjen e Kosovës nga autoritete e saj, por me zgjidhje autonome për pakicën serbe dhe hedh poshtë njohjen ndërkombëtare të pavarësisë.
Një kuptim tjetër i dha takimit presidentja kosovare Jahjaga. Takimi simbolizon fillimin e marrëdhënieve normale mes të dyja shteteve fqinje e sovrane Kosovës dhe Serbisë.
Me gjithë diferencat në vlerësimin e takimit në Bruksel është për t’u përmendur se përveç disa grupeve opozitare nacionaliste, opinioni publik i të dyja vendeve e priti këtë premierë çlirshëm dhe gati pa interesim. Ra edhe një tabu tjetër.
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












