Lajme
Obama e Clinton urojnë Kosovën për Fitër Bajram
Në emër të popullit amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin, thotë Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kanë uruar institucionet e Kosovës dhe popullin kosovarë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke dëshiruar mbizotërim të paqes dhe solidaritetit ndërmjet komuniteteve. Ramazani, siç thotë presidenti Obama, është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë. “Prandaj, në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do t’i sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin.
Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm”, thotë Obama në urimin dërguar presidentes kosovare, Afifete Jahjaga . Ndërkaq sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton një urim tjetër ia ka dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. “Meqë jemi në përfundim të Ramazanit, muajit të shenjtë të agjërimit dhe lutjeve për myslimanët në gjithë botën, kam kënaqësinë të uroj të gjithë myslimanët për një Bajram me gëzime dhe paqe”, thuhet në urimin e sekretares Clinton. Për të nderuar këtë kohë të veçantë, Clinton thotë se myslimanët në SHBA dhe në gjithë botën do të bashkohen për festën e Bajramit sipas traditave të tyre të pasura dhe diverse, duke festuar vlerat e përbashkëta të familjes, solidaritetit dhe komunitetit.
“Në kohë me ndryshime dhe pasiguri, festimi i këtyre vlerave të përbashkëta na bashkon dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit të shtuar dhe mirëkuptim ndërkulturor”, thuhet në letër urimin drejtuar Ministrit Hoxhaj. Sekretarja Clinton ka theksuar se derisa festojmë ketë vit, do të nderojmë kontributin e individëve që punojnë për të avancuar dialogun, vizionin e përbashkët, dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe komuniteteve myslimane në botë, në mënyrë që së bashku të krijojmë një epokë të re të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjithë njerëzve. Ndërkaq popullin e Kosovës me rastin e Fitër Bajramit, e kanë uruar edhe përfaqësuesit e institucioneve, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, etj.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













