Lajme
Obama fundin e mbikëqyrjes e quan akt historik
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama tha se Kosova bëri edhe një hap të rëndësishëm drejt vendit të saj të drejtë në një Evropë të lirë
Menjëherë pasi Grupi Drejtues Ndërkombëtare shpalli fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, institucionet kosovare dhe popullin në Kosovës e uroi presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Barak Obama. Ai thotë se mirëpret dhe fuqishëm e përkrahë lajmërimin që GND i dha fund mbikëqyrjes së Kosovës.“Pas gati katër viteve e gjysmë përmbushja e dispozitave të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit është një arritje madhore për gjithë qytetarët e Kosovës. Me optimizmin, energjinë dhe vendosmërinë që është karakteristike për popullin e saj, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në forcimin e arritjeve të pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, shumetnik, përfshirës, dhe demokratik”, thuhet në urimin e Obamas.
Ai thotë se ka akoma punë për të bërë tash kur udhëheqësit e Kosovës marrin përgjegjësi të plotë për të siguruar se “parimet e mishëruara në deklaratën e saj të pavarësisë dhe në kushtetutë do të plotësohen për çdo qytetar”.“Kosova po ashtu duhet të vazhdojë të angazhohet konstruktivisht me fqinjët e saj dhe të punojë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, posaçërisht ato me Serbinë. Bërja e kësaj do të përforcojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe do të shërbejë për promovimin e stabilitetit nga i cili varen perspektivat Euroatlantike të rajonit”, thotë Obama.Në emër të popullit amerikan ai uron qeverinë, parlamentin, dhe popullin e Kosovës në këtë moment të cilin e quan historik, “në të cilin Kosova bën edhe një hap të rëndësishëm drejt vendit të saj të drejtë në një Evropë të lirë, të tërë, dhe paqësore”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv












