Lajme
Obama i uron Jahjagës postin
"Shtetet e Bashkuara mbeten mik i patundur i popullit të Kosovës", thuhet veç tjerash në urim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një urim Presidentes së re të Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.
Në letrën e tij, presidenti Obama përgëzon presidenten Jahjaga për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Zgjedhja juaj, me mbështetjen e partive më të mëdha në koalicionin qeverisës si dhe në opozitë, paraqet pjekurinë politike në rritje të Kosovës dhe statusit të saj në rritje si demokraci të bazuar në barazi për të gjithë.
Shtetet e Bashkuara mbesin mik i patundur i popullit të Kosovës.
Ne do të mbështesim të gjitha përpjekjet që ju ndihmojnë juve në rrugën përpara drejt qëllimeve të përbashkëta të integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe ato ndërkombëtare.
Në veçanti, ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet tuaja për të avancuar reformat e nevojshme për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe shumetnike, për forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe sundimin e ligjit. Tash kur po i merrni përgjegjësitë si President, unë ju dëshiroj sukses të plotë”, përmbyllet letra e presidentit amerikan, Barack Obama.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












