Lajme
OKB: Bota, në prag të një ‘stuhie’
Sipas OKB, deri në 1.7 miliardë njerëz në 107 ekonomi do të ndiejnë ndikimin e të paktën një prej tre krizave
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka paralajmëruar se bota është në prag të një ‘stuhie’, pasi lufta në Ukrainë po e përkeqëson ekonominë globale.
Në një deklaratë për shtyp ditën e djeshme, OKB tha se lufta mund të çojë në një “krizë tredimensionale”, të ushqimit, energjisë dhe financave, zona që tashmë janë goditur rëndë nga Covid-19 dhe ndryshimet klimatike.
“Tani po përballemi me një stuhi që kërcënon të shkatërrojë ekonomitë e vendeve në zhvillim. Dhe njerëzit më të cenueshëm anembanë globit nuk mund të bëhen dëm kolateral në një fatkeqësi tjetër, për të cilën ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi”, tha António Guterres, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
OKB thotë se deri në 1.7 miliardë njerëz në 107 ekonomi do të ndiejnë ndikimin e të paktën një prej tri krizave, me ato në Afrikë, Azi dhe Paqësor, Amerikën Latine dhe Karaibe veçanërisht në rrezik.
Një përmbledhje e OKB-së propozon rekomandime të shumta afatshkurtra dhe afatgjata për të ndihmuar në shmangien e krizave globale, duke përfshirë largimin nga karburantet fosile në energjinë e rinovueshme, vendet e G20 dhe bankat që ofrojnë fonde për vendet më pak të zhvilluara dhe kufizimin e eksportit për ushqim.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në












