Lajme
Objekti misterioz që detyroi disa linja ajrore të anulojnë fluturimet
Gjithsej katër avionë me pasagjerë në bord u detyruan të anulonin fluturimet vikendin që lamë pas. Kjo për shkak se në rajonin e Detit të Kuq është vërejtur një objekt misterioz. Anulimin e fluturimeve e kanë konfirmuar edhe Austrian Airlines dhe Air France.
Një objekt i ndritshëm në lartësi të madhe në rajonin e Sudanit ka bërë që linjat e njohura ajrore të kthehen mbrapa nga fluturimet e destinuara.
“Itinerari i disa fluturimeve do të rregullohet, sepse siguria e klientëve dhe ekuipazheve është prioriteti ynë kryesor”, thuhet në njoftimin e Air France. Rajoni rreth Detit të Kuq ka qenë i tensionuar prej disa vitesh.
Forcat e Mbështetjes së Shpejtë po luftojnë në Sudan, me mbështetjen e grupit mercenar të Grupit wagner nga Rusia dhe ushtarë nga Libia. Fluturimet për në Mauritius, Antananarivo dhe Nairobi u kthyen në Paris.
E-Diaspora
-
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim










